Politika 13 October 2025, 21:07 Nga VNA

"Mos të kanë futur këta të krahut të Veliajt?"/ Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për Tiranën, Dritan Gremi

Ndaje në Whatsapp
"Mos të kanë futur këta të krahut të

Sipërmarrësi Dritan Gremi, ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe kërkon të mbledhë firmat për të kandiduar si i pavarur. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Gremi u pyet për aludimet që qarkullojnë, se mund të jetë një kandidat i futur nga krahu i Erion Veliajt. Gremi deklaroi se e njeh Veliajn, por nuk ka patur me të "një marrëdhënie që mund ta bëjë pis". 

Biseda: 

Ylli Rakipi: Gojët e liga, siç ka gjithmonë këtu, thonë është futur nga pjesa e Erion Velisë...

Dritan Gremi: Njihem me Veliajn dhe shumë politikanë, edhe me të djathtë. Nuk është turp të njohësh Veliajn.
Para ca ditësh më doli një postim i Veliajt me të birin që kishte ditëlindjen. Burri që është burrë, ia bën një koment dhe ia bëra. Po çfarë pashë aty? Ishin të gjithë, përveç atyre me të cilët ka dhënë dhe ka marrë. Kjo e tregon se si është kjo botë, si i kishte krijuar marrëdhëniet me ata njerëz që e kanë braktisur. Veliajn e kam njohur por nuk kam patur asnjë marrëdhënie që mund të më bëjë pis.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme