Politika 14 October 2025, 13:05 Nga VNA

Përplasja e minatorëve në Spaç me policinë, Erion Braçe bën punën e opozitës

Ndaje në Whatsapp
Përplasja e minatorëve në Spaç me policinë, Erion

Partia Socialiste mesa duket ka marrë përsipër të bëjë edhe punën e opozitës. Ditën e djeshme, rreth 70 minatorë në Spaç të Mirditës protestuan duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe paga më të larta. Por ata u përballën me përplasje të dhunshme me policinë dhe shtatë prej tyre u shoqëruan në polici.

Pamjet e përplasjes me policinë bënë xhiron e rrjetit, por nuk kanë arritur deri tek përfaqësuesit e opozitës që t’u dilnin në krah. Mesa duket, në krah të tyre ka vendosur t’u dalë deputeti socialist Erion Braçe, i cili, me dëshirën për të kritikuar qeverinë ku bën pjesë, ka denoncuar sjelljen e policisë ndaj protestës së minatorëve në Spaç. Ai e ka cilësuar veprimin si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të drejtave të punës.

“Sjellja e Policisë së Shtetit, e disa efektivëve të caktuar në të, është e papranueshme! Është shkelje e rëndë, me duar, këmbë dhe gojë të shthurur, e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,” shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale. “Kush janë këta që u mohojnë minatorëve një të drejtë kushtetuese?”, shkruan i revoltuar Erion Braçe.

Ndoshta Braçe e bën për protagonizëm mediatik, pasi është deputet i mazhorancës dhe e ka më të thjeshtë t’ia thotë ministres së Brendshme se sjellja e policisë është e padrejtë. Por të paktën është një zë politik që del në mbështetje të minatorëve, gjë që duhej ta kishin bërë përfaqësues të opozitës. Këta të fundit duhej të ishin në mbështetje të tyre, për t’u dhënë më shumë zë kërkesave të minatorëve dhe jo të mjaftoheshin me një status të Agron Gjekmarkajt në Facebook një ditë pasi policia i dhunoi.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme