Politika 14 October 2025, 14:11 Nga VNA

Ish-deputeti i PS i thur lavde Manastirliut: Serioziteti i saj për bashkinë shihet tek blloku në dorë

Ndaje në Whatsapp
Ish-deputeti i PS i thur lavde Manastirliut: Serioziteti i saj për

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i ka thur elozhe kandidatës për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliut. Në një intervistë për A2 CNN, Qefalia theksoi se Manastirliu i merr seriozisht të gjitha detyrat ku është caktuar. Për të dëshmuar këtë, ai na bën me dije se mjafton ta shohësh që në takime shkon me bllok në dorë.

“Kjo puna e bllokut ha për të diskutuar. Kjo tregon vëmendje dhe përkujdesjen që kandidatja ka për bashkinë. Çdo detyrë e merr seriozisht, ashtu siç ka konkretizuar të gjitha etapat që ajo ka kaluar,” tha Qefalia, duke na garantuar se serioziteti matet me bllokun në dorë.

Ai shtoi gjithashtu se “ajo është një ndër zonjat më të suksesshme të kabinetit Rama”.

Megjithatë, duket se ish-deputeti sheh suksesin e Manastirliut tek tenderat sekret të Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilat SPAK ka nisur hetimet. Po ashtu, SPAK ka hapur hetime edhe për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e COVID-19 gjatë kohës që Manastirliu ishte ministre.

Qefalia, ndoshta, nuk ka pasur kohë të lexojë raportin e KLSH për Onkologjikun, ku për periudhën në fjalë konstatohet mungesë e theksuar ilaçesh, barna të skaduara, mungesë kontrolli mbi medikamentet, pajisje të vjetruara që nuk garantojnë dozimin e saktë të barnave, dhe laboratori që duhet të çertifikojë ilaçet nuk ka kryer analiza gjatë viteve 2021-2023.

Prandaj, seriozitetin dhe “suksesin” që ish-deputeti i PS konstaton tek Manastirliu, do ta vlerësojmë plotësisht vetëm pasi të përfundojnë hetimet e SPAK-ut për “bllokun” e madh me akuza që i është grumbulluar ish-ministrës së Shëndetësisë.

 

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme