Politika 14 October 2025, 16:33 Nga VNA

PD: Komision Hetimor për “McGonigal”, mocion me debat për skandalet te “Onkologjiku”

Ndaje në Whatsapp
PD: Komision Hetimor për “McGonigal”, mocion me debat për

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është kujtuar që të vërë në agjendën e tij parlamentare shqetësimet që vijnë prej disa muajsh për abuzimet dhe shërbimin skandaloz tek Onkologjiku.

Në një kërkesë drejtuar Kuvendit, PD kërkon zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.

“Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë”, thuhet nga PD.

Duke qenë se opozita kërkesën e saj e bazon tek konkluzionet e KLSH-së, më e drejtë do ishte që të kërkonin një Komision Hetimor për rastin në fjalë, sesa ta kushtëzonin vetëm me një mocion me debat.

Në këtë mënyrë, edhe do të kishin mundësi të trajtonin me më shumë seriozitet problematikat e shumta që janë konstatuar nga KLSH, por edhe do të kishin mundësi që të ballafaqoheshin drejtpërdrejtë me përgjegjësit që kanë krijuar atë situatë skandaloze.

Për më tepër, një nga përgjegjësit është edhe ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilën sot opozita e ka përballë si kandidate për bashkinë e Tiranës, dhe do ishte mundësi e mirë për t’i kërkuar llogari për kohën kur drejtonte ministrinë, kohë që socialistët ia njohin si sukses.

Por opozita gjykon se Komisioni Hetimor është më i vlefshëm për McGonigal, sesa për një institucion ku qytetarët luftojnë mes jetës dhe vdekjes, ndërsa ajo që është më e dhimbshme janë mangësitë në ofrimin e shërbimeve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme