Politika 7 January 2026, 19:23 Nga VNA

Jorida Tabaku “as mish as peshk”: Kundër aksionit të Salianjit, por pa prekur Berishën dhe “vijat e kuqe”

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku “as mish as peshk”: Kundër aksionit të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar aksionin politik të Ervin Salianjit, i cili prej ditësh po zhvillon takime me demokratë në disa qytete të vendit, duke e konsideruar atë më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD-së sesa si një konflikt të hapur politik.

E ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, Tabaku u shpreh se nuk është dakord me mënyrën se si Salianji ka zgjedhur ta zhvillojë këtë aksion, duke insistuar se debatet dhe përplasjet duhet të mbeten brenda forumeve të Partisë Demokratike dhe jo të zhvendosen në publik apo në studio televizive.

“S’më duket më shumë një përplasje, sesa një përplasje idesh. Ai ka zgjedhur rrugën e tij, për të cilën unë nuk jam dakord. Unë preferoj që diskutimet t’i kemi në Kryesi, në Grup Parlamentar. Boll i kemi bërë në studiot televizive”, u shpreh Tabaku.

Megjithatë, si në shumë raste të tjera, deputetja demokrate shmangu çdo koment të drejtpërdrejtë mbi deklaratat e Sali Berishës dhe të ashtuquajturat “vija të kuqe” që ai ka artikuluar ndaj Salianjit. Asnjë qëndrim, asnjë kritikë dhe asnjë distancim nga gjuha dhe presioni politik i kryetarit të PD-së, duke mbetur sërish në një pozicion të ndërmjetëm, pa emra dhe pa adresë.

Tabaku doli gjithashtu kundër zërave brenda PD-së që kanë kërkuar përjashtimin e Ervin Salianjit nga partia, duke theksuar se ky nuk është momenti për përçarje, por për bashkim. Edhe këtu, si zakonisht, pa përmendur emra konkretë dhe pa identifikuar përgjegjësit e thirrjeve për përjashtim.

“Unë nuk mendoj që përjashtimet duhet të jenë një fjalë që të mbizotërojë në fjalorin tonë këto momente. Ne duhet të zgjasim dorën, të shtohemi, jo të largojmë. Duhet të mendojmë kë të marrim me vete, jo kë të heqim”, tha Tabaku, duke shtuar se forumet e PD-së duhet të jenë qendrat e debatit dhe diskutimeve.

Në thelb, qëndrimi i Jorida Tabakut mbetet ai i përhershmi: kritikë e vakët ndaj formës, heshtje ndaj thelbit. Kundër aksionit të Salianjit, por pa guxuar të prekë Berishën; pro debatit, por vetëm brenda mureve të partisë; kundër përjashtimeve, por pa emra dhe pa përgjegjësi. Një qëndrim “as mish as peshk”, që më shumë sesa qartësi politike, reflekton frikën për të thënë hapur atë që po ndodh realisht brenda Partisë Demokratike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme