Politika 6 January 2026, 21:02 Nga VNA

Lapaj i përgjigjet ftesës së Berishës: jo tryeza politike, por qytetarët në shesh

Ndaje në Whatsapp
Lapaj i përgjigjet ftesës së Berishës: jo tryeza politike,

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e Sali Berishës për dialog politik, duke theksuar se zgjidhja e krizës nuk vjen nga tryezat mes liderëve, por nga mobilizimi qytetar në shesh.

Në një intervistë për News24, Lapaj deklaroi se protesta kundër qeverisë do të vijojë, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, të cilat ai i cilësoi si të dhunshme dhe të rrezikshme për jetën e protestuesve. Sipas tij, organizatorët kanë respektuar të gjitha procedurat ligjore, duke njoftuar policinë katër ditë më parë për vendin, orën dhe zhvillimin e protestës, por megjithatë forcat e rendit kanë ndërhyrë për të hequr çadrat pa asnjë paralajmërim.

“Erdhën për të hequr çadrat në mënyrë të dhunshme, pa asnjë njoftim. Kishte edhe persona civilë që fotografonin protestuesit. Kampi u hoq dy herë, edhe natën”, tha Lapaj, duke paralajmëruar se do të depozitojë ankesa pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi, sipas tij, sjellja e policisë ka rrezikuar jetën e tij.

Duke iu referuar ftesës së Sali Berishës për dialog, Lapaj u shpreh qartë se nuk e sheh dialogun mes partive si zgjidhje. “Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh”, theksoi ai, duke shtuar se protestat duhet të jenë përtej logove partiake dhe kontrollit të liderëve politikë.

Si alternativë, Lapaj propozoi krijimin e një komiteti me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme, i cili do të ketë selinë në Bulevard dhe do të marrë vendime politike, përfshirë kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. “Jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë, nëse kjo çon në largimin e Ramës”, deklaroi ai.

Sipas Lapajt, thelbi i protestës është ndërgjegjësimi i qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vendosja e dorëheqjes së kryeministrit në qendër të debatit publik. Ai pranoi se sheshet ende nuk janë plot, por e lidhi këtë me humbjen e shpresës tek qytetarët. “Njerëzit kanë parë si rrugë ikjen”, përfundoi ai.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme