Politika 5 January 2026, 20:16 Nga VNA

Adriatik Lapaj rikthehet në protestë te Kryeministria: “Nuk tërhiqem, kjo është Republika e shqiptarëve”

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj rikthehet në protestë te Kryeministria: “Nuk

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është rikthyer sonte sërish në protestë para Kryeministrisë, menjëherë pas përfundimit të Foltores së opozitës të mbajtur nga Sali Berisha në të njëjtin vend. Protesta e Lapajt vijon prej rreth 40 ditësh në këtë hapësirë, si shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.

Një natë më parë, rreth mesnatës, forca të shumta të Policisë ndërhynë duke hequr çadrat dhe karriget e vendosura nga protestuesit e Shqipëria Bëhet. Ndërhyrja u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve, gjatë së cilës Adriatik Lapaj u dëmtua në kokë. Për shkak të gjendjes së tij, në vendngjarje u thirr ambulanca, e cila e transportoi për ndihmë mjekësore në spital.

Nga spitali, Lapaj bëri thirrje publike për një tjetër tubim, duke ftuar mbështetësit të mblidheshin sot në orën 19:00 para Kryeministrisë. Thirrja u pasua nga rikthimi i tij në protestë, këtë herë pa çadra dhe mjete ngrohëse, të cilat ishin hequr nga policia gjatë ndërhyrjes së një nate më parë.

I ulur në një karrige, i rrethuar nga dhjetëra mbështetës, Adriatik Lapaj deklaroi se nuk do të tërhiqet dhe se protesta do të vazhdojë. “Kjo nuk është republika e Edi Ramës, kjo është Republika e shqiptarëve. Unë do të vazhdoj të protestoj për vajzën time, për fëmijët e mi dhe për gjithë shqiptarët. Parardhësit tanë kanë luftuar për të çliruar këtë vend, ne duhet të luftojmë për të mbrojtur Shqipërinë”, u shpreh ai në fjalën e tij para Kryeministrisë.

Protesta e Shqipëria Bëhet pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, pavarësisht ndërhyrjeve policore dhe tensioneve të shënuara gjatë natës së kaluar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme