Politika 7 January 2026, 12:41 Nga VNA

Zbulohet data që PD do propozojë për protestën kombëtare

Ndaje në Whatsapp

Zbulohet data që PD do propozojë për protestën

Partia Demokratike do të mbajë një tryezë ditën e premte, në datë 9 janar, me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe organizata të tjera, me qëllim krijimin e një fronti të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se PD do të propozojë datën 24 janar për protestën kombëtare, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret pas diskutimeve me të gjithë pjesëmarrësit.

Berisha ka ftuar në tryezë të gjitha partitë pa përjashtim, duke përfshirë edhe Adriatik Lapajn, Agron Shehajn dhe Arlind Qorin, për të shtrirë bashkëpunimin opozitar.

Deri tani vetëm dy prej tyre i janë përgjigjur thirrjes së kreut të PD, Arlind Qori, i cili ka refuzuar çdo bashkëpunim me Berishën, dhe Lapaj, i cili ka pranuar bashkimin në shesh por jo në tryeza politike. Ndërsa Agron Shehaj ende nuk ka reaguar për thirrjen e kryedemokratit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme