Politika 7 January 2026, 16:16 Nga VNA

Erald Kapri: Nuk ulemi në tryezë me persona të akuzuar për korrupsion, opozitës i mungon besueshmëria

Ndaje në Whatsapp

Erald Kapri: Nuk ulemi në tryezë me persona të akuzuar për

Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, ka deklaruar në një intervistë për News 24 se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me opozitën aktuale, pas thirrjes së Sali Berishës për t’u bërë bashkë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kapri theksoi se partia e tij nuk mund të ulet në një tryezë ku ndodhen figura të akuzuara për korrupsion, duke përmendur konkretisht Sali Berishën dhe Ilir Metën, si edhe dosjen “Partizani” ndaj kryedemokratit. Sipas tij, mungesa e besueshmërisë së lidershipit opozitar është arsyeja kryesore pse protestat, edhe pse masive, nuk kanë prodhuar rezultat politik.

Ai nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është problemi kryesor i shqiptarëve dhe se pikërisht për këtë qëndrim partia Mundësia ka marrë rreth 50 mijë vota. Kapri shtoi se, ndonëse edhe ata kanë si synim rrëzimin e qeverisë, kjo nuk mund të bëhet duke u bashkuar me aktorë që, sipas tij, synojnë të godasin drejtësinë për të shpëtuar karriget e tyre politike.

“Protesta është një mjet i mirë për të ngritur zërin, por pa besueshmëri nuk rrëzohet qeveria. Janë bërë protesta edhe më të mëdha dhe nuk kanë dhënë rezultat. Duhet ndryshim i lidershipit. Në këto kushte, ne nuk mund të shkojmë në tryezë”, u shpreh Kapri.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme