Politika 6 January 2026, 12:02 Nga VNA

PS bojkoton mbledhjen e Këshillit të Mandateve të thirrur nga PD, Bardhi: Po përgatisim kallëzim për Niko Peleshin

Ndaje në Whatsapp

PS bojkoton mbledhjen e Këshillit të Mandateve të thirrur nga PD,

Partia Socialiste ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e cila ishte thirrur nga anëtarët e PD. Në një komunikim për gazetarët, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se afati 3 javë për t’i dhënë kohë zëvendëskryemnistres ka skaduar.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi duhet të sqarojë se përse nuk po e mbledh Këshillin me qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK për të hequr mandatin e Ballukut.

“Me përgjegjshmëri të plotë që na dikton situatë dhe si anëtarë të këshillit të mandateve, 5 anëtarët të këtij këshilli kërkuan mbledhjen e këshillit për të vijuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Kërkesa jonë është e bazuar në rregulloren e Kuvendit që do të duhet të jetë i vetmi dokument ligjor. Kryetari ka për detyrë të njoftojë mbledhjen e Këshillit dhe rendin e ditës. Sot mbushen tre javë kur SPAK ka kërkuar lejimin e arrestimit të Ballukut dhe po sot mbushen 3 javë kur anëtaret e PS fshihen si ata që kanë shkelur ligjin. Ky është një akt i paprecedent, ku këshilli merr 3 javë kohë për të shqyrtuar një kërkesë”, tha ai.

Bardhi gjithashtu tha se PD po përgatit një kallëzim penal për shpërdorim detyre për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas Bardhit nuk ka asnjë arsye apo alibi që Peleshi të mos thërrasë Këshillin e Mandateve, për të cilin tha se do të kërkojnë sërish mbledhjen.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme