Politika 6 January 2026, 18:39 Nga VNA

Qori refuzon ftesën e Berishës për protestë: Jo dje, jo sot, jo nesër

Ndaje në Whatsapp
Qori refuzon ftesën e Berishës për protestë: Jo dje, jo sot,

Arlind Qori ka reaguar ndaj ftesës që Sali Berisha u bëri sot partive të vogla për të marrë pjesë në protestën e radhës që pritet të organizojë Partia Demokratike.

Përmes një video-mesazhi, Qori e ka refuzuar kategorikisht ftesën e kreut të PD-së, duke theksuar se Lëvizja Bashkë nuk do të bëhet pjesë e protestave të organizuara nga ajo që ai e cilësoi si një pjesë e sistemit të vjetër politik.

“Jo dje, jo sot, jo nesër. Lëvizja Bashkë nuk ka për ta ndyrë kurrë veten për të qenë pjesë e një sistemi të korruptuar politik. Ne jemi për rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe, bashkë me të, të gjithë këtij sistemi të kalbur, të korruptuar, të vjetruar dhe servil ndaj oligarkisë”, u shpreh Qori.

Ai theksoi se qëndrimi i Lëvizjes Bashkë mbetet i pandryshuar dhe se beteja e tyre politike do të vijojë jashtë aleancave me forcat tradicionale politike.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme