Politika 7 January 2026, 15:37 Nga VNA

Miliona euro të harxhuara për mbetjet dhe kanalizime, Edi Rama gjen shkakun e përmbytjes në Durrës: Shishet plastike që hedhin qytetarët

Ndaje në Whatsapp

Miliona euro të harxhuara për mbetjet dhe kanalizime, Edi Rama gjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës, duke gjetur këtë herë fajtor mbeturinat që hedhin qytetarët. Në një foto të postuar në rrjetin social X, ku duken mbetje në një kanal në Shkozet, Rama shkruan se hedhja e plehrave dhe shisheve plastike bllokon grykat e kanaleve dhe kjo shkakton përmbytje.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike në fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det. Por kur shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë… Shkozet”, shkruan Rama.

Kryeministri ka të drejtë kur thotë që mbeturinat nuk duhet të hidhen vend e pa vend, por duket qesharak kur pohon se ato shkaktojnë përmbytjet dhe jo dështimi i qeverisë dhe bashkisë Durrës për të ndërtuar kanalizimet e nevojshme.

Qeveria duhet të shpjegojë se çfarë ndodhi me 8.2 milionë eurot që Këshilli i Ministrave i kaloi Bashkisë Durrës në vitin 2023, për ndërtimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e rrjetit të kullimit në Porto-Romano dhe Ish-Kënetë. Pse këto fonde nuk mjaftuan që Durrësi sot të mos përmbytet?

Miliona euro të harxhuara për mbetjet dhe kanalizime, Edi Rama gjen

Edhe kur kryeministri fajëson mbeturinat, ai në të njëjtën kohë tregon dështimin e qeverisë dhe bashkisë për të pastruar qytetin, pavarësisht miliona eurove të investuara. Sipas KLSH, në vitin 2023, Bashkia Durrës shpenzoi 9.6 milionë euro vetëm për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa në vitin 2022 kjo shifër përfaqësonte 29.4% të buxhetit total. Të gjitha këto kosto u shtuan pasi qeveria vendosi që mbetjet të shkonin në inceneratorin e Tiranës, që në praktikë funksionon si landfill.

Gjithashtu, në tetor të vitit të kaluar, Bashkia Durrës i dha kompanisë “Integrated Energy Bv Spv” Shpk, 6.2 miliardë lekë të vjetra për “depozitimin e mbetjeve urbane” për tre vite. Kontrata jo vetëm u dha me negocim pa shpallje, por fituese ishte sërish kompania që aktualisht është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Miliona euro të harxhuara për mbetjet dhe kanalizime, Edi Rama gjen

Duke marrë parasysh të gjitha këto shpenzime, lind pyetja, pse Durrësi vijon të ketë mbeturina dhe të përmbytet sa herë reshjet intensifikohen?

Kur kryeministri të na japë këtë përgjigje, atëherë mund të shqetësohet për qytetarët që hedhin mbeturinat në kanale, dhe të na “mbulojë diellin me shosh”, duke thënë se shkaku i përmbytjeve janë shishet plastike.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme