Politika 23 Shkurt 2026, 16:47 Nga VNA

Imuniteti për miqtë, drejtësia për armiqtë: A ka guxim politika shqiptare të heqë dorë nga mburoja që mbron vetveten?

Ndaje në Whatsapp

Imuniteti për miqtë, drejtësia për armiqtë: A ka guxim

Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve, me aq sa media raportoi dhe aq sa përfaqësuesit politikë thanë, nxori në dritë disa të vërteta të mëdha.

Së pari, faktet që penalizojnë Ballukun janë shumë të thella dhe më të gjera se sa dukej. Janë mbledhur fakte jo vetëm për abuzimin, por edhe për intimidimin e dëshmitarëve — madje edhe nga eksponentë kriminalë.

Së dyti, SPAK po zhvillon hetime jashtë influencave apo ngjyrimeve politike. Procesi ndaj saj nuk është nisur nga baza politike, por thjesht juridike. Kjo dëshmon paanësinë politike dhe pavarësinë institucionale të SPAK — fakt ky që, më në fund, është pranuar edhe nga vetë PD, e cila e ka sulmuar prej kohësh për orientim politik.

Së treti, duket se PS mban qëndrimin se nuk do t’i heqë imunitetin Ballukut, dhe kjo nisur vetëm si një masë mbrojtjeje nga drejtësia. Arsyetimet e Manjës apo Ballës — se “mjafton vetëm pezullimi nga detyra” apo se “kushdo është i pafajshëm derisa të dënohet me vendim të formës së prerë” — janë thjesht shmangie prej sikletit, dhe ndonjëherë edhe marrja e pozicionit të prokurorit të epërm, siç bën Manja, duke dalë mbi kërkesën e prokurorisë.

Së katërti, dhe më e rëndësishmja, është ndryshimi i pozicionit të PD. Duken ekstremisht të zellshëm dhe të devotshëm në mbështetje të SPAK për punën profesionale që kanë bërë.

Dhe këtu del një problem jo i vogël moral — si për PS, ashtu edhe për PD.

Dy vjet e ca më parë, ishte po i njëjti SPAK që, për akuza edhe më të rënda se ato të Ballukut, në rastin Berisha kërkoi heqjen e imunitetit. Të gjithë i mbajnë mend sjelljet diametralisht të kundërta të secilës palë. PS betohej për respektimin e drejtësisë dhe moskrijimin e pengesave ndaj saj — madje votuan në bllok, si në Këshillin e Mandateve ashtu edhe në seancë, për heqjen e imunitetit. Nga ana tjetër, PD dhe Berisha arritën deri aty sa e bënë tym e flakë sallën e Kuvendit dhe organizuan protesta jashtë ambienteve të tij me militantë. Edhe në atë kohë eksponentë të PD, si Noka, Bardhi dhe Bucukbashi, në çdo dalje publike pretendonin se kërkesa për heqje imuniteti ishte në shkelje të Kushtetutës, se po goditej opozita (duke përmendur rastet e Metës dhe Mediut), se SPAK ishte vegël e verbër e pushtetit dhe se vepronte me urdhër të Ramës. Dhe si përfundim, nuk votuan heqjen e imunitetit të Berishës.

Sot, më shumë se kurrë, është momenti që kjo lloj opozite — por edhe politika në tërësi — të ndërmarrë akte të forta politike. Jo aq për të rifituar besimin e publikut, që duket se e kanë humbur përgjithmonë, por për të mos krijuar pengesa ndaj drejtësisë.

Është e thjeshtë fare. Pengesa e vetme që has drejtësia sot është mbajtja në këmbë e imunitetit në Kushtetutë. Këtu po kacavirret Rama për të mbrojtur Ballukun — dhe në të ardhmen, me sa duket, edhe të tjerë. Një ndryshim në Kushtetutë apo në Rregulloren e Kuvendit duhet bërë, sepse po kuptohet se imuniteti është thjesht një shtojcë penguese ndaj SPAK dhe drejtësisë.

Është e qartë se për këtë kërkohen votat e mazhorancës. Por opozita e ka në dorë të bëjë një akt të madh e të fortë moral dhe politik: në mënyrë të njëanshme, të heqë vetë mandatet. Kjo do të ishte një goditje shumë e fortë ndaj pushtetit të korruptuar të Ramës — më e fuqishme se dhjetë protesta me molotov e fishekzjarre. Publiku shqiptar, sidomos ai që e kupton hipokrizinë e Berishës, do ta pranonte si shenjë ndershmërie nga opozita. Kjo do të ishte arma më e fortë që një opozitë mund të ketë në këto kushte.

Me një SPAK që tanimë guxon dhe vepron haptazi kundër majave të pushtetit, me një publik të gjerë e të kthjellët për atë çka përfaqëson Rama, dhe besimplotë në luftën pa kompromis të SPAK — nëse do të ndodhte që edhe opozita të bënte një akt të tillë, atëherë arena politike në Shqipëri do të ravijëzohej si një përballje midis Ramës dhe të vetëve nga njëra anë, dhe SPAK, publikut e opozitës nga ana tjetër. Dhe arma kundër Ramës — drejtësia — do të fitonte kuotat më të larta të besimit publik dhe atij ndërkombëtar, duke rritur në mënyrë eksponenciale goditjen ndaj krimit dhe korrupsionit qeveritar.

A e bën dot opozita dhe Berisha këtë lëvizje? A kanë guxim?

Tanimë është e qartë se SPAK nuk luan politikisht — pra nuk ka arsye të godasë politikisht opozitën. Është i interesuar për goditjen e korrupsionit në çdo anë. Por a është edhe opozita e interesuar për këtë gjë? Sepse publiku është në kërkim të përhershëm pikërisht të kësaj sjelljeje.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme