Politika 23 February 2026, 15:50 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për rregulloren e Kuvendit: Pranohen pretendimet e opozitës

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për rregulloren e Kuvendit: Pranohen

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të pranojë kërkesën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për shfuqizimin e vendimit që ndryshoi rregulloren e Kuvendit lidhur me komisionet e përhershme parlamentare.

Sipas vendimit, Kushtetuesja ka konstatuar shkelje në procedurën e përshpejtuar të ndjekur për miratimin e ndryshimeve, si edhe probleme në mënyrën e thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjeve.

“Gjykata pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi se sa i takon themelit të pretendimeve të kërkuesit, duke vendosur shfuqizimi i vendimit nr.57/2025, për shkak të cënimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit object shqyrtimi.

Gjithashtu Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë këtij afati, Kuvendit të ketë mundësinë e organizimit të komisioneve parlamentare sipas standarteve për procedurën e miratimit të akteve të përcaktuar në arsyetimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Tre ditë pas konstituimit të tij, Kuvendi miratoi me 79 vota pro ndryshimet në rregullore, duke rritur numrin e komisioneve të përhershme parlamentare nga 8 në 11.

Opozita e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese me argumentin se procesi i miratimit zgjati vetëm një orë dhe se deputetëve nuk iu dha mundësia për të paraqitur propozimet apo amendamentet e tyre.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka pretenduar se, në kushtet e urgjencës, rregullorja ishte zbatuar në masën e mundshme dhe se procedura e ndjekur ishte në përputhje me situatën e krijuar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e komisioneve parlamentare dhe në praktikën e ndjekur për ndryshimet e ardhshme të rregullores së Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për rregulloren e Kuvendit: Pranohen Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për rregulloren e Kuvendit: Pranohen

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme