Politika 23 February 2026, 10:45 Nga VNA

Sokol Balla merret në pyetje në SPAK për dosjen “Balluku”, qëndron dy orë në Prokurorinë e Posaçme

Ndaje në Whatsapp
Sokol Balla merret në pyetje në SPAK për dosjen

Gazetari dhe drejtori i “ABC News”, Sokol Balla, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka qëndruar për rreth dy orë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.

Sipas burimeve, Balla është thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe është pyetur si person që ka dijeni mbi rrethanat e dosjes që lidhet me hetimet ndaj Ballukut. Ai ka lënë ambientet e SPAK pas përfundimit të marrjes në pyetje.

SPAK po heton Ballukun për dyshime mbi abuzime me tenderat e rrugëve, ndërsa paralelisht po zhvillon verifikime të detajuara mbi pasurinë e saj. Hetimet përfshijnë analizimin e transaksioneve financiare, udhëtimeve, pagesave të ndryshme si dhe marrëdhënieve të mundshme financiare me biznesmenë që kanë përfituar tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës.

Burime bëjnë me dije se prokuroria po verifikon gjithashtu nëse Sokol Balla ka pasur marrëdhënie financiare me kompani apo individë që kanë fituar tendera gjatë periudhës kur Balluku ka drejtuar dikasterin.

Edhe pse çifti është i divorcuar prej vitesh, SPAK po shqyrton çdo rrethanë që mund të ketë lidhje me hetimin financiar dhe administrativ të dosjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme