Politika 23 February 2026, 13:23 Nga VNA

PD e rezervuar për protestën e banorëve të Baks-Rrojllit/ Berisha: Nuk mund të jemi në çdo tubim, i mbështesim politikisht

Ndaje në Whatsapp

PD e rezervuar për protestën e banorëve të Baks-Rrojllit/

Kreu i PD, Sali Berisha, po shfaq qëndrime të ndryshme kur bëhet fjalë për mbështetjen e protestave qytetare. Gjatë deklaratës së sotme për mediat, ai u pyet pse Partia Demokratike nuk ka dalë në mbështetje të banorëve të Baks-Rrojllit, të cilët prej disa javësh protestojnë kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt, duke pretenduar se po u cenohen pronat.

Ndryshe nga hera e kaluar që deklaroi se do t’i mbështeste protestuesit vetëm pasi të verifikoheshin dokumentet dhe bazueshmëria e pretendimeve të tyre, sot Berisha u shpreh në mënyrë të përgjithshme se PD mbështet çdo protestë qytetare.

Megjithëse nuk u ndal shumë te çështja e Baks-Rrojllit, ai u pyet edhe për faktin se Partia Demokratike nuk ka qenë e pranishme në asnjë nga protestat e zhvilluara atje. Por Berisha e justifikoi këtë mungesë duke thënë se PD nuk mund të jetë prezente në çdo tubim.

“Nëse mendoni se PD do të jetë pjesë në çdo protestë, kjo besoj se është... PD mbështet protestat. PD i mbështet politikisht”, tha Berisha.

Në fakt distancimi i PD nga protesta më Velipojë është i dukshëm duke qenë se nuk shprehen as me deklarata publike në krah të tyre apo për të denoncuar me emra të përveçëm si në raste të tjera.

Berisha ishte më i relaksuar kur foli për shqetësimin e banorëve të Librazhdit dhe Prenjasit të cilët janë izoluar për shkak të shembjeve në trupin e rrugës që lidh këto dy qytete. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si autor dhe përgjegjës kryesor të këtij skandali, duke theksuar se nuk shemben nga natyra apo moti, por nga dora e njeriut dhe aferat korruptive, pas ndarjes së parave me kontraktorët.

Kreu i PD, nuk dha detaje për strategjinë e protestës së opozitës më 28 shkurt, por që tha se do jetë triumf i shqiptarëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme