Politika 23 February 2026, 12:31 Nga VNA

Rama për bllokimin e rrugës për në Korçë si Elisa Spiropali: “Ngjarje si kjo kanë ndodhur edhe në Itali”

Ndaje në Whatsapp

Rama për bllokimin e rrugës për në Korçë si

Ndërsa aksi drejt Korçës mbetet i bllokuar nga një rrëshqitje masivi, kryeministri zgjedh të ngrihet mbi situatën – në kuptimin më literal të fjalës. Me helikopter. Dhe jo për qejf, na siguron ai, por për të shoqëruar investitorë “me prestigj ndërkombëtar” që do të shohin nga ajri “Polin e Dijes” në Korçë dhe kompleksin e ri universitar në Vlorë.

Sipas tij, “tenxheret politike e mediatike” janë futur në vlim kot më kot. Helikopteri i Forcave të Armatosura, thotë, i bën orët e fluturimit gjithsesi, me të ose pa të. Pra, nëse qielli është i lirë, pse të mos përdoret?

Sa për rrugën e bllokuar, Rama e konsideron një padrejtësi të madhe që t’i faturohet qeverisë një rrëshqitje gjeologjike. Faji, sipas tij, është i natyrës. Masivi ka rrëshqitur vetë. Projektuesit, zbatuesit dhe autoritetet janë të pafajshëm. Guri ka vendosur të lëvizë pa konsultim politik.

Madje, për ta relativizuar situatën, kryeministri sjell shembullin e Italisë, ku – sipas tij – po rrëshqet një masiv gjigant që rrezikon një qytezë të tërë, por askush nuk bën “histerinë” shqiptare. Mesazhi është i qartë: edhe në vendet e zhvilluara rrëshqet dheu. Vetëm se atje nuk rrëshqet përgjegjësia.

Në fund, Rama kthehet te narrativa e tij e preferuar: ai që ka “rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku”, që e njeh çdo qoshe, që është votuar “gjithnjë e më masivisht” dhe që nuk shqetësohet nga lehjet e “tenxhereve”. Karvani ecën, qentë lehin, veprat mbeten.

Por ndërkohë, qytetarët që presin hapjen e aksit nuk udhëtojnë me metafora. Ata presin mjete, zgjidhje, transparencë dhe përgjegjësi. Dhe ndoshta më pak poezi ajrore.

Sepse në fund, problemi nuk është nëse një kryeministër fluturon me helikopter. Problemi është nëse, kur rruga bllokohet, përgjigjja politike është më e shpejtë se fluturimi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme