Politika 22 February 2026, 08:27 Nga VNA

“Planifikuam të qëndronim më gjatë në shesh, por…”, Xhelal Mziu tregon çfarë e detyroi PD-në të ndryshojë skenarin

Ndaje në Whatsapp
“Planifikuam të qëndronim më gjatë në shesh,

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se plani ishte për një protestë edhe më të gjatë ditën e premte.

Sipas deputetit demokrat, “protesta e djeshme ishte parashikuar edhe më e gjatë, por përdorimi i gazit lotsjellës e prishi standardin dhe shkurtoi edhe fjalimin e liderit të opozitës”.

“Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që gazi lotsjellës hidhet brenda selisë së PD-së, hidhet brenda xhamisë më të madhe në Shqipëri, të mbushur me besimtarë, nuk ka ndodhur që të shkosh me duar në xhepa para Kuvendit dhe përdoren të gjitha mjetet e dhunës”, shpjegoi Mziu.

“Ishit dëshmitarë vetë që një koleg yni (Luçiano Boçi) u dërgua në spital me djegie në dorë. Ka një sjellje që mund të krahasohet vetëm me regjimin Iranian”, shtoi Mziu.

Sipas tij, “protesta e radhës do të jetë shumë shpejt, por e rëndësishme është që trendi është i pandalshëm, madje mund të shkohet për të qenë edhe më e gjatë dhe të jenë më të shpeshta”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme