Politika 22 February 2026, 10:01 Nga VNA

Projekti TID në Durrës, Rama kundër banorëve: Roma dhe Athina kështu u ndërtuan

Ndaje në Whatsapp
Projekti TID në Durrës, Rama kundër banorëve: Roma dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet rreth projektit të rijetëzimit të zonës historike të Durrës, duke e quajtur keqinformime ato kritika që kanë qarkulluar publikisht. Ai theksoi se realizimi i këtij projekti është strategjik për të ardhmen e qytetit të vjetër dhe zhvillimin e tij si destinacion turistik mesdhetar.

Rama vuri në dukje se Zona Arkeologjike A, ku do të zhvillohet projekti, nuk është një hapësirë urbane e zakonshme, por pronë e thesarit të trashëgimisë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Kryeministri përmendi monumente të rëndësishme si Amfiteatri Romak i Durrësit, Forumi Bizantin i Durrësit dhe Termat Romake të Durrësit, të cilat sipas tij përfaqësojnë qytetërimin europian dhe jo thjesht monumente kombëtare. Ai shtoi se përfshirja e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO e bën projektin një detyrim ndërkombëtar.

“Ky projekt nuk ka lindur sot, po është mbështetur mbi një program të kahershëm të qeverisë dhe një Plan Menaxhimi të Integruar, i hartuar nga Ministria e Kulturës dhe i vendosur në konsultim publik në vitin 2022. Ligji për Trashëgiminë Kulturore detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit dhe ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore,” deklaroi Rama në podkastin Flasim.

Ai theksoi gjithashtu se shpronësimet janë një praktikë ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke sjellë shembujt e Romës dhe Athinës: “Në Romë, mijëra prona u shpronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u kryen shpronësime masive rreth Akropolit për krijimin e parkut arkeologjik. Ne do të bëjmë pikërisht këtë, me ndjeshmëri ndaj banorëve, por me vendosmëri ndaj interesit kombëtar.”

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme