Politika 21 February 2026, 20:28 Nga VNA

Jorida Tabaku “as mish as peshk”. Mes kritikës së butë dhe servilizmit të kujdesshëm për PD

Ndaje në Whatsapp

Jorida Tabaku “as mish as peshk”. Mes kritikës së

Jorida Tabaku foli sot për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe për protestën e djeshme të opozitës, por mesazhi i saj mbeti në ajër: kritika të përgjithshme, pa asnjë emër, pa asnjë adresim konkret. Sikur kryetari i PD-së të ishte një njeri pa emër e mbiemër.

Deputetja u paraqit sërish si “kritike”, duke theksuar se kishte besuar te meritokracia, por se kjo nuk iu dha brenda partisë, edhe pse – siç tha – doli më e votuara në Primare dhe në zgjedhjet e 11 majit. Një deklaratë që lë shumë pikëpyetje, pasi nuk është e vetmja fituese primare që mbeti jashtë listave. Të tjerë fitues u lanë në harresë, ndërsa meritokracia, për të cilën ajo flet, duket se ka kohë që ka ndërruar jetë në partinë ku ajo militon.

“Unë kam qenë kritike dhe vazhdoj të jem kritike… ndoshta besova te meritokracia dhe nuk m’u dha kjo meritokraci brenda PD-së… Kush është rruga, të dalësh në rrugë dhe të sulmosh e të gjuash me gurë? Jo, është hajt të flasim, të mblidhemi e të flasim…”, u shpreh Tabaku.

Por kujt i drejtohen këto fjalë? Kujt i kërkon të “ndryshojë nga brenda”? Emra nuk ka. Përgjegjësi nuk ka. Vetëm një apel abstrakt për reflektim.

Madje, Tabaku bëri të ditur se kishte folur edhe me “doktorin”, duke nënvizuar se rruga nuk është përplasja publike, por diskutimi i brendshëm. Një qëndrim që për shumëkënd tingëllon si përpjekje për të ruajtur ekuilibrin: të kritikosh pak, por pa e prishur marrëdhënien me drejtimin aktual.

“Kam folur edhe me doktorin… Rruga është të ndryshojmë. Të gjithë kolegët janë dakord që PD të ndryshojë së brendshmi…”, tha ajo.

Në fund, ajo pranon se “ka shumë punë për të bërë në strukturat e PD”. Por sërish pa specifikuar se kush mban përgjegjësi për situatën aktuale.

Mes kritikës së butë dhe servilizmit të kujdesshëm, qëndrimi i Tabakut sot u duk pikërisht ajo që elektorati i lodhur nga paqartësitë e brendshme e quan: as mish, as peshk.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme