Politika 20 February 2026, 21:48 Nga VNA

Berisha krahason protestën e sotme me atë të vitit 1991, paralajmëron vijimin e tubimeve por pa datë

Ndaje në Whatsapp

Berisha krahason protestën e sotme me atë të vitit 1991,

Në përfundim të protestës së opozitës, nga selia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetari Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përshkallëzim të situatës dhe sulm ndaj opozitës.

Ndonëse skenari ishte pothuajse i njëjtë me ata të mëparshmit, Berisha e krahasoi protestën e sotme me lëvizjen e vitit 1991.

Ai pretendoi se gjatë tubimit janë përdorur mjete të paligjshme kundër protestuesve dhe se, sipas tij, forcat e rendit kanë hedhur gaz edhe në territorin e selisë së PD-së.

Berisha tha se Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt duke sulmuar selinë e PD-së. Kreu i PD paralajmëroi kryeministrin se, nëse guxon të sulmojë selinë e PD-së, selia e socialistëve gjurmë nuk do të gjejë.

Ai gjithashtu tha se protestat do të vijojnë në të gjitha format, ndërsa nuk dha një datë nëse do të ketë një tubim tjetër në ditët në vijim.

Sa i përket protestës, QSUT njofton se në spital është paraqitur një protestues i intoksikuar, por gjendja e tij është stabile, dhe deputeti Luçiano Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Deri më tani nuk dihet nëse ka efektivë të lënduar.

Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia është pozicionuar afër selisë blu në tentativë për të arrestuar të rinjtë që hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme