Politika 21 February 2026, 18:10 Nga VNA

Një ditë pasi foli në podiumin e protestës, Tabaku kritika PD: Partia duhet të rishpik veten, ndryshimi nuk vjen vetëm me protesta

Ndaje në Whatsapp

Një ditë pasi foli në podiumin e protestës, Tabaku kritika

Deputetja, Jorida Tabaku, është shprehur se PD duhet të rishpikë veten dhe të ndryshojë, pasi ende nuk është një alternativë qeverisëse. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Tabaku tha se protestat janë domosdoshme për të treguar mllefin e qytetarëve, por nuk mjaftojnë për të sjell ndryshimin.

 “PD duhet të përpiqet të rishpikë veten, jemi në mandatin e 4 në opozitë dhe nuk është e thjeshtë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Jam nga ato njerëz që e shoh problemin edhe tek vetja. Por protesta është një mënyrë për të reaguar që mllefi dhe kundërshtia është aty. PD duhet të korrigjojë të ofrojë me të gjithë forcën një model alternativ qeverisëse sepse njerëzit këtë presin”, tha ajo.

Deputetja demokrate kritikoi edhe mungesën e meritokracisë brenda partisë, për të cilën tha se edhe ajo është e zhgënjyer.

"Unë kam qenë kritike dhe vazhdoj të jem kritike. Është e thjeshtë të merresh me PD-në, ndoshta edhe me përjetimi që pata, ndoshta besova të meritokracia dhe nuk m’u dha kjo meritokraci brenda PD-së, edhe pse dola më e votuara (referuar Primareve dhe zgjedhjeve të 11 majit)", tha ajo.

Komentet Tabaku i ka bërë një ditë pas protestës kombëtare të PD, ku ajo ishte pjesë e folësve në podium, por që nuk pati guxim t’i përmendte para demokratëve në shesh. Nëse deputetja mendon që PD duhet vërtetë të ndryshojë për të qenë alternativë, atëherë më e arsyeshme është që këtë ta diskutojë me demokratët në seli dhe në bazë dhe jo vetëm në studiot televizive.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme