Politika 21 February 2026, 16:29 Nga VNA

Molotovi në Tiranë nuk po rrëzon qeverinë, Berisha paralajmëron protesta nëpër ambasada

Ndaje në Whatsapp

Molotovi në Tiranë nuk po rrëzon qeverinë, Berisha

Sali Berisha ka nisur punën për tubime edhe jashtë vendit, duke qenë se ato në Tiranë ende nuk po e lëkundin qeverinë e Edi Ramës. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se sot është takuar me përfaqësues të diasporës, ku u ka folur për qeverisjen aktuale, të cilën e quan regjim diktatorial që ka tejkaluar në dëm kombëtar.

Kreu i PD shprehet se u foli të pranishmëve për emigrimet masive të shqiptarëve, rënien e popullsisë, mbrojtjen e të korruptuarve dhe numrin e lartë të punonjësve të administratës, që sipas tij, regjimi ua pengon fëmijëve të tyre të protestojnë.

Meqë brenda vendit ende nuk po i bën bashkë shqiptarët kundër qeverisë, kryedemokrati u bëri thirrje atyre që janë jashtë kufijve të bëhen bashkë dhe të mos e shohin këtë si betejë partiake, por si betejë për ekzistencën e Shqipërisë.

Berisha ka kërkuar që të ketë një mobilizim pranë ambasadave të Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare, ndërsa shprehet se beteja është plotësisht e fitueshme.

Ndonëse kanë kaluar 5 vite nga rikthimi i tij de jure në krye të PD, gjatë të cilave betejën e ka quajtur të lehtë dhe të fitueshme, kjo është realizuar vetëm në retorikën e Berishës. Sot shqiptarët gëzojnë qeverinë e Edi Ramës në supermandatin e tij të katërt, me shpresën e shuar për ndonjë ndryshim nga opozita dhe me emigrimin ende si zgjidhje për të ardhmen.

Megjithatë, të shpresojmë që akti i radhës që do të bëjë do ta trondisë vërtet qeverinë e Edi Ramës dhe të mos përfundojë vetëm me zëvendësimin e Elisa Spiropalit, e cila ka nisur reforma të thella në diplomacinë shqiptare pas kritikave që mori nga shefi i saj.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme