Politika 22 February 2026, 18:46 Nga VNA

Zë i vetëm nga mazhoranca/ Romina Kuko kërkon transparencë dhe përgjegjësi për bllokimin e aksit drejt juglindjes

Ndaje në Whatsapp
Zë i vetëm nga mazhoranca/ Romina Kuko kërkon transparencë

Deputetja e PS-së për qarkun e Korçës, Romina Kuko, është deri më tani i vetmi zë nga mazhoranca që ka reaguar publikisht për bllokimin e rrugës Librazhd–Përrenjas, një nga arteriet kryesore që lidh juglindjen me Tiranën.

Në një reagim në Facebook, Kuko e cilëson situatën “të papranueshme” dhe thekson se bllokimi ka cenuar drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, lëvizjen e lirë dhe sigurinë rrugore. Ajo shprehet në mbështetje të hetimeve të nisura nga Prokuroria, duke kërkuar që procesi të zhvillohet me shpejtësi, paanësi dhe transparencë të plotë.

Sipas saj, zbardhja e plotë e shkaqeve dhe përcaktimi i përgjegjësive është detyrim ndaj qytetarëve, ndërsa ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. Deputetja nënvizon gjithashtu se institucionet kanë detyrimin të japin zgjidhje të menjëhershme dhe të rikthejnë normalitetin, ndërsa autoritetet po punojnë për lehtësimin e situatës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme