Politika 22 February 2026, 22:00 Nga VNA

Këshilli i Imunitetit mblidhet për Ballukun, PS drejt “po”-së për kontrolle në banesë e celular, por jo për arrest

Ndaje në Whatsapp
Këshilli i Imunitetit mblidhet për Ballukun, PS drejt

Më 23 shkurt në orën 10:00, Këshilli i Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit është pezulluar nga detyra, ndërsa SPAK ka kërkuar autorizim për masa të mëtejshme, përfshirë arrestimin.

Edhe pse kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më herët se nuk kishte urgjencë për trajtimin e kërkesës, me argumentin se Balluku mund të hetohej lehtësisht ndërsa është e pezulluar, Partia Socialiste duket se ka ndryshuar qëndrim. Fillimisht u paralajmërua pritja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por thirrja e Këshillit të Imunitetit erdhi pas një kërkese të Bashkimit Europian, që theksoi nevojën për trajtim të shpejtë të çështjeve të imunitetit parlamentar në kuadër të angazhimeve kundër korrupsionit.

Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë SPAK-ut të kërkojë masa si arrest me burg, arrest shtëpie apo kontroll banese. Megjithatë, për masa të tilla kërkohet autorizimi i Kuvendit. Për veprime si “detyrim paraqitje” apo ndalim i daljes jashtë vendit, prokuroria nuk ka nevojë për miratim parlamentar.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, me ndarje votash 4-4, la në fuqi vendimin për pezullimin e Ballukut, duke konfirmuar se ajo nuk mund të ushtrojë detyrën gjatë hetimit.

Balluku po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe për disa lote të Unazës së Madhe. Raporti i Këshillit të Imunitetit pritet të paraqitet në seancën plenare të 5 marsit.

Burime pranë VNA bëjnë me dije se deputetët socialistë pritet të votojnë nesër për t’i dhënë prokurorisë mundësinë të kryejë kontrolle në banesë dhe në telefonin celular të zonjës Balluku, por pa miratuar masa të tjera më të rënda të kërkuara nga SPAK, si arresti me burg apo arresti në shtëpi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme