Politika 23 February 2026, 16:27 Nga VNA

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut/ Mazhoranca dhe opozita nuk ndryshojnë qëndrim, SPAK sjell prova të reja

Ndaje në Whatsapp

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut/

Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u diskutua mandati i zv.kryeministres Belinda Balluku, u mbyll pa asnjë rezultat konkret. Seanca, e zhvilluar me dyer të mbyllura, nuk solli ndryshim qëndrimesh nga përfaqësuesit politik në komision, ndërsa SPAK prezantoi prova të reja që rëndojnë situatën e zëvendëskryeministres.

Prokurorët e Posaçëm deklaruan se disa persona të fortë, të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale dhe aktualisht nën hetim, kanë tentuar të kërcënojnë dëshmitarët në dosjen Balluku. Gjithashtu, ata theksuan se një zyrtar publik ka tentuar të korruptojë dhe kërcënojë dëshmitarët, pa dhënë detaje mbi identitetin e tij, për shkak të sekretit hetimor.

“Përveç personave të dyshuar të përfshirë në krim, intimidimi ka ndodhur edhe nga zyrtar publik, përkatësisht nga kabineti i ministres, që ka kërcënuar ose tentuar të korruptojë dëshmitarët. Nuk japim më shumë të dhëna, pasi çështja është nën hetim dhe mbrohet nga sekreti hetimor,” thanë prokurorët.

Sipas Prokurorisë, në fazën fillestare, Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg. Me akuzat e reja të ngritura, rreziku penal mund të shkojë deri në 35 vite.

Nga ana tjetër, mazhoranca dhe opozita nuk kanë ndryshuar qëndrim, ku nuk munguan as debatet gjatë mbledhjes. Për socialistët janë të mjaftueshme masat aktuale të SPAK për nevojat e hetimit, ndërsa opozita akuzoi mazhorancën për zvarritje dhe kërkoi që Kuvendi të votojë më 5 mars për heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e zv.kryeministres.

Avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija, kërkuan rrëzimin e kërkesës së SPAK, duke theksuar se prokuroria duhet të provojë rrezikun e prishjes së provave ose largimit nga vendi.

Raporti i Këshillit të Mandateve pritet të kalojë më pas në seancë plenare për votim. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe është nën hetim edhe për shtatë lotet e Unazës së Madhe.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme