Politika 23 February 2026, 12:35 Nga VNA

Këshilli i Mandateve vijon shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut. Përplasje mes PS dhe PD për imunitetin

Ndaje në Whatsapp

Këshilli i Mandateve vijon shqyrtimin e kërkesës së SPAK

Mbledhja e Këshillit të Mandateve po vijon mes debatesh të forta për kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë diskutimeve, Taulant Balla iu përgjigj opozitës duke e cilësuar të paqartë qëndrimin e saj: “Është e pakuptueshme dhe qesharake që PD kundërshton kërkesën e prokurorit për zhvillim me dyer të mbyllura, duke pranuar vetëm një pjesë të së njëjtës kërkesë; mjerë Shqipëria për këtë opozitë”.

Nga ana tjetër, avokatët e Ballukut – Pamela Qirko dhe Ardian Kalija – kërkuan rrëzimin e kërkesës së SPAK. Sipas mbrojtjes, prokuroria duhet të provojë rrezikun e prishjes së provave apo largimit nga vendi.

“Prokuroria ka detyrimin të provojë kushtet që zonja Balluku po tenton të largohet nga vendi. Ajo ka zbatuar masën, nuk është paraqitur në detyrë dhe ka dorëzuar dokumentet personale. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, deklaroi avokati Kalija.

Në debat ndërhyri edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili pyeti prokurorët nëse kërkesa për arrestim ka motiv politik. Prokurorët u përgjigjën se kërkesa bazohet në prova dhe nuk ka lidhje me motive politike. Edhe mbrojtja e Ballukut pranoi se nuk ka indicie për motivim politik.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama kishte sqaruar se “parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore”. Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë çdo mase arresti, ndërsa për masa të tjera si detyrim paraqitje apo bllokim pasaporte, SPAK nuk ka nevojë për autorizim nga Kuvendi.

Raporti i Këshillit të Mandateve pritet të kalojë më pas në seancë plenare për votim. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe është në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme