Politika 14 April 2026, 18:18 Nga VNA

Ilirian Celibashi dhe Arben Ristani bashkojnë votat për votën e të burgosurve në KQZ.

Ndaje në Whatsapp
Ilirian Celibashi dhe Arben Ristani bashkojnë votat për votën e

Rreth 5000 persona që ndodhen në burgje apo paraburgim pritet të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Vota e tyre është kthyer sërish në debat, pas precedentit të vitit 2023 në Rrogozhinë, kur rezultati i zgjedhjeve u anulua nga Kolegji Zgjedhor me argumentin se qelia është vendqëndrim dhe jo vendbanim për efekt zgjedhor.

Pikërisht për këtë çështje u zhvilluan sot debate në Komisionin Rregullator të KQZ, ku u shqyrtua projekt-vendimi për krijimin e qendrave të posaçme të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Partia Demokratike kishte njoftuar paraprakisht kundërshtimin e plotë ndaj këtij akti. Në një email drejtuar Komisionit Rregullator përmes përfaqësuesit Franc Nuri, PD argumentonte se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Rrogozhinën e ka përcaktuar qartë se burgu është vendqëndrim dhe jo vendbanim dhe se KQZ nuk mund të ndryshojë këtë interpretim përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve dhe debateve, akti u miratua me 4 vota. Tre anëtarëve të propozuar nga mazhoranca iu bashkua edhe përfaqësuesi i PD në KQZ, Arben Ristani, ndërsa anëtarja tjetër e opozitës, Helga Vukaj, votoi kundër.

Në këtë mënyrë, kryekomisioneri Ilirian Celibashi dhe Arben Ristani u gjendën në të njëjtën anë të votës për të miratuar rregullat që lejojnë të burgosurit të votojnë për bashkinë ku ndodhet burgu, pra aty ku kanë qelinë, pavarësisht se në cilën bashki janë të regjistruar si votues në gjendje të lirë.

Vendimi pritet të rikthejë sërish çështjen në Kolegjin Zgjedhor, i cili do të duhet të vendosë nëse do t’i qëndrojë interpretimit të vitit 2023 apo do të marrë në konsideratë ndryshimet e fundit ligjore që e trajtojnë qelinë si vendbanim për efekt të gjendjes civile.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme