Politika 14 April 2026, 16:41 Nga VNA

Kur ministri flet për shpirtin e gjuhës… por fjalimin e shkruan algoritmi

Ndaje në Whatsapp

Kur ministri flet për shpirtin e gjuhës… por fjalimin e shkruan

Samiti i Diasporës synonte të ishte një moment reflektimi për identitetin, gjuhën dhe lidhjen e shqiptarëve me atdheun. Por këtë herë vëmendjen nuk e mori vetëm mesazhi i fjalimit të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, por edhe një detaj tjetër: mënyra si duket se është shkruar.

Teksti i fjalimit është i mbushur me fjali solemne dhe metafora për gjuhën shqipe: suksesi i diasporës si “dritare për Shqipërinë”, gjuha si “kujtesë, identitet dhe vazhdimësi”, dhe paralajmërimi se pa gjuhën “do të mbetej vetëm trupi”.

Fjalë të bukura, të rregullta, të balancuara. Aq të rregullta, sa një mjet për zbulimin e teksteve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale e klasifikon rreth 80% të këtij teksti si me karakteristika të AI.

Sigurisht, këto mjete nuk janë prova përfundimtare. Ato mund të gabojnë. Por ironia është e dukshme: një fjalim për shpirtin e gjuhës dhe identitetin kombëtar duket sikur është prodhuar nga një algoritëm që nuk ka as gjuhë amtare, as identitet.

Kjo ndoshta është tabloja më e qartë e kohës sonë politike: patosi mbetet i njëjtë, metaforat janë po ato, por autori mund të mos jetë më një njeri që rri për orë mbi tekstin. Mjafton një ekran dhe një komandë e shkurtër.

Në fund, problemi nuk është nëse një program ka ndihmuar apo jo në shkrimin e fjalimit. Është shumë më e thjeshtë: në një samit për diasporën dhe identitetin, a duhet që fjalët për gjuhën shqipe të tingëllojnë sikur janë shkruar nga një makinë? Sepse nëse edhe retorika patriotike po prodhohet nga algoritmet, atëherë kemi hyrë në një epokë të re: kur politika flet për shpirtin e gjuhës, por teksti vjen nga serveri.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme