Politika 24 October 2025, 20:31 Nga VNA

Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja, Aktori dhe Profesori

Ndaje në Whatsapp
Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja,
Kandidatët për Tiranën

Kemi një fushatë që ende s’ka datë kur do zhvillohen zgjedhjet , por ka tone, ritme dhe stile që e shesin më mirë se çdo kalendar zgjedhor. Tirana është kthyer në skenën ku tre protagonistë – Ogerta Manastirliu, Florian Binaj dhe Arlind Qori – po luajnë tre versione krejt të ndryshme të të njëjtit rol: kandidati që “kujdeset” për qytetin.

Florian Binaj – “Unë jam si ju”

Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja,
Florian Binaj

Binaj po e bën fushatën me celular në dorë dhe me tonin e njeriut që sapo ka zbritur nga skena për të hyrë në rrugicë. Ai nuk flet nga podiume, por nga trotuare, mes kioska akulloresh e rrugicash me çanta në shpinë. Mesazhi është i qartë: “Unë jam Flori, jo kryebashkiaku, por djali i lagjes që nuk e sheh qytetin si pronë private.”

Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja,
Florian Binaj

Postimet e tij janë të shkurtra, me fraza që duken si refren i një fushate anti-establishment, por që ndërkohë janë të kujdesshme për të mos rrëshqitur në agresion. Ai nuk sulmon, por e pershkruan pushtetin me moralin e thjeshtë: qyteti nuk është për oligarkët (pa permendur asnje prej tyre), por për prindërit dhe të rinjtë.

Ogerta Manastirliu – “Tirana që kujdeset”

Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja,
Ogerta Manastirliu

Në anën tjetër, Manastirliu po e ndërton komunikimin si fushatë model të Partisë Socialiste: koreografi e rregullt, pamje të ngrohta, njerëz të qeshur, fëmijë që përqafohen, prindër shembullorë.

Çdo postim është një skenar i kujdesit institucional, me hashtag-un që e bën moto: #PërTiranënQëKujdeset.

Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja,
Ogerta Manastirliu

Ajo nuk del vetëm në terren, por në çdo foto është në qendër të një “komuniteti të rregulluar”: një familje, një rreth grash, një grup tregtarësh të vegjël.

Fjalët kyçe janë gjithmonë të njëjtat – “kujdes”, “bashkë”, “Tirana 2030” – dhe përbëjnë një univers gjuhësor të qetësisë, ku asgjë nuk mungon, por gjithçka është nën kontroll.

Arlind Qori – “Revolta si program”

Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja,
Arlind Qori

Në skajin tjetër të spektrit, Qori është i vetmi që nuk kërkon të pëlqehet, por të dëgjohet.

Në postimet e tij nuk ka fëmijë që qeshin apo prindër që përqafohen. Ka fjali që fillojnë me akuza:

“Ministrat e kane vendin në burg.”

“Gënjeshtari Edi Rama mashtron pensionistët.”

Ai nuk flet për “kujdes” apo “bashkë”, por për zjarr, padrejtësi dhe revoltë.

Në një kohë kur dy kundërshtarët e tij po ndërtojnë imazhe të buta të filmuar e te montuar me regji, Qori e përdor Facebook-un si megafon të zemërimit qytetar.

Fushata për Tiranën pa datë, me tre kandidatë: Ministrja,
Arlind Qori

Sepse Arlind Qori nuk kërkon vetëm vota – po kërkon ndjekës të një ideologjie që, të paktën në stil, është alternativa më radikale ndaj establishmentit.

Në fund, zgjedhjet për Tiranën – kurdo që të zhvillohen – nuk do të jenë betejë programi, por betejë stilesh.

Kush do ta fitojë publikun: ministrja me empati, aktori me revoltë të butë, apo profesori me revoltë të fortë?
Për momentin, qyteti sheh tre versione të një premtimi të vjetër:

“Tirana është e jona.”

Por si gjithmonë, mbetet për t’u parë “cilët ne”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme