Politika 24 October 2025, 12:36 Nga VNA

Denar Biba zbulon armën sekrete të konkurrencës: përgjimet!

Ndaje në Whatsapp
Denar Biba zbulon armën sekrete të konkurrencës: përgjimet!

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, në vend që të fliste për çmimet që rriten si në treg të mbyllur apo për mungesën e vendimeve ndaj monopoleve, vendosi të propozojë diçka “më efikase”: leje për të përgjuar telefonat.

Në Komisionin e Ekonomisë, Biba tha plot seriozitet se në disa vende të BE-së — si Polonia, Italia apo Gjermania — autoritetet mund të hyjnë në celularë “për tre sekonda” dhe të nxjerrin të gjitha të dhënat, sepse “privatësia nuk është aq e rëndësishme sa shteti i së drejtës”.

Për ta mbështetur tezën e tij, ai mori shembullin e SPAK-ut dhe “sukseseve të tyre me Sky e EncroChat”, duke shtuar se edhe Autoriteti i Konkurrencës do të bënte “punë skrupuloze” nëse do të mund t’i hapte celularët e bizneseve — madje edhe fotot e tyre, për çdo rast.

Pra, ndërkohë që spitalet, kompanitë e telefonisë dhe bizneset e mëdha vendosin çmimet si të ishim në treg feudal, Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëhet… SPAK-u i telefonave.
Tani mbetet të shohim kush do t’i mbrojë konsumatorët — nga çmimet, apo nga konkurrenca që kërkon të na “shqyrtojë” galerinë e fotove.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme