Politika 24 October 2025, 13:19 Nga VNA

Gënjeshtra e Agron Shehajt që zgjati vetëm 24 orë

Ndaje në Whatsapp
Gënjeshtra e Agron Shehajt që zgjati vetëm 24 orë
Agron Shehaj

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duket se ka zhvilluar një alergji të veçantë sa herë që në media përmendet emri i tij pranë atij të Sali Berishës. Dhe për ta mbuluar këtë “reaksion alergjik”, Shehaj nuk ngurron të përdorë edhe ilaçin e zakonshëm të politikës shqiptare: gënjeshtrën publike.

Në intervistën e djeshme për News24, Shehaj u pyet nëse konsensusi që Partia Demokratike t’i lëshojë një vend partisë së tij në reformën zgjedhore mund të interpretohet si një formë bashkëpunimi me Berishën. Për ta mohuar këtë, ai deklaroi me bindje se “konsensusi” ishte thjesht propagandë dhe mashtrim i PD dhe PS-së, pasi sipas tij asnjë marrëveshje nuk ekzistonte për reformën zgjedhore.

Vetëm një ditë më vonë, realiteti vendosi të bëjë humor me Shehajn. Forcat politike zyrtarizuan marrëveshjen për komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, i cili do të përbëhet nga 16 anëtarë:
7 nga PS, 7 nga PD dhe 2 përfaqësues nga partitë që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Pra, partia e Shehajt jo vetëm do të jetë pjesë e komisionit, por edhe do të ketë të drejtë vote, ndryshe nga Arlind Qori e Adriatik Lapaj, që do jenë vetëm prezentë, pa të drejtë vote.

Pra, në më pak se 24 orë, “mashtrimi i PD e PS” doli të ishte realitet, ndërsa “e vërteta e Shehajt”, një mashtrim publik. Tani mbetet për t’u parë se si do ta shpjegojë këtë kthesë: do fajësojë “keqkuptimet mediatike”, apo do thotë se marrëveshja “u shpik” pas intervistës?

Në çdo rast, duket se Agron Shehaj ka një kompleks të pashpjegueshëm me emrin e Berishës. Por ndoshta më e ndershme do të ishte të pranonte publikisht bashkëpunimin sa herë që situata politike ia kërkon, sesa të gënjejë për ta fshehur.
Sepse, në fund të fundit, Berisha nuk është ndonjë figurë e panjohur për të, përkundrazi, një ish-bashkëpunëtor i vjetër, që ndoshta Shehaj e mban ende nga eksperienca në PD.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme