Politika 23 October 2025, 15:32 Nga VNA

Shehaj e mohon marrëveshjen PS-PD për reformën zgjedhore: Është lajm i pavërtetë, ne na takon një vend në tryezë

Ndaje në Whatsapp
Shehaj e mohon marrëveshjen PS-PD për reformën zgjedhore:

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e ka cilësuar të pavërtet lajmin se mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste është arritur një marrëveshje për anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në një intervistë për News24, Shehaj tha se askush nuk e ka kontaktuar dhe se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.

Ai gjithashtu insistoi se partive të vogla u takon një vend në tryezë.

“Ju nga jeni në dijeni që është arritur kjo dakordësi? Është lajm fake kudo. Mediat e sponsorizuara e kanbë dhënë. Është lajm fake. Na kanë marrë dhe foton e Tom Doshit, dhe kanë vënë foton time. Dhe thonë se këta të dy janë njësoj. Kjo është fake, Është propagandë. Të gjitha mediat, me dijeni apo pa dijeni, përtojnë që të kontrollojnë dhe e marrin të mirëqenë. Ky është një lajm totalisht fake. Është gënjeshtër. Këta thonë; u martuan dhe ne që jemi pjesë, s’dimë gjë. Janë llafe koti, e gjithë kuzhina e propagandës që thonë këtë gjë. Nuk ka marrëveshje për këtë gjë, neve na takon një vend në tryezën e Reformës Zgjedhore”, tha Shehaj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme