Politika 24 October 2025, 17:05 Nga VNA

Grupi i PD kërkesë Peleshit: Merr masa mos të provokohemi në seancën plenare

Ndaje në Whatsapp
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Merr masa mos të provokohemi në

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të shmangë provokimet ndaj opozitës. PD kërkon që Peleshi të marrë masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe të ndalë menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas grupit të PD çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.

Shkresa e PD:

Z. Kryetar i Kuvendit,

Me urdhrin tuaj nr. 24, datë 24.10.2025, keni thirrur seancën plenare në datën 27.10.2025, ora 10.00, duke njoftuar edhe rendin e ditës. Në rendin e ditës, në pikat 5-9 janë përfshirë Raportimet e disa institucioneve të pavarura kushtetuese, ku sipas dakordësisë së Konferencës së Kryetarëve është lënë një kohë debati 150 minuta për secilin raportim.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, konfirmojmë kërkesën tonë për zhvillimin e debatit dhe gjithashtu kohën e caktuar nga ana juaj – 150 minuta pas cdo raportimi.

Lutem gjithashtu të shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës, duke lejuar secilin e tyre të prezantojë pyetjet e tij, për secilin titullar institucionesh, sipas nenit 103, pika 7 e Rregullores dhe praktikës parlamentare 34 vjecare. Cdo ndryshim i njëanshëm nga ana juaj i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjecar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.

Përsa më lart, në ushtrim të përgjegjësive tuaja, lutem merrni masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe ndaluni menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme