Politika 24 October 2025, 12:32 Nga VNA

Miratohet varianti final për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Lapaj dhe Qori pa të drejtë vote

Ndaje në Whatsapp
Miratohet varianti final për ngritjen e Komisionit të Reformës

Partitë politike kanë arritur marrëveshjen për variantin përfundimtar të ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 16 anëtarë: 7 nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, 7 nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe 2 përfaqësues nga partitë që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Emrat e anëtarëve do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Në mbledhjet e Komisionit do të mund të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë të partive parlamentare, pa të drejtë vote, por me mundësi për të paraqitur propozime për ndryshime në legjislacionin zgjedhor. Vendimmarrja në Komision do të bazohet në parimin e konsensusit të gjerë.

Vendimet konsiderohen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, por vetëm nëse sigurohet edhe dakordësia e të dy bashkëkryetarëve.

Komisioni do të ushtrojë veprimtarinë e tij për një periudhë 9-mujore nga momenti i miratimit të këtij vendimi. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të bashkëkryetarëve, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit me një vendim të veçantë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme