Politika 24 October 2025, 16:10 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese shpall mbarimin e mandatit të Sonila Bejtes. Topi në fushën e Presidentit.

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese shpall mbarimin e mandatit të Sonila Bejtes. Topi
Sonila Bejtja

Gjykata Kushtetuese ka shpallur zyrtarisht përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke i hapur rrugë një tjetër procesi emërimi në këtë institucion të lartë. Sipas ligjit, pas këtij vendimi është Presidenti i Republikës organi përgjegjës për shpalljen e vakancës, në mënyrë që të nisë procedura për zgjedhjen e pasuesit të Bejtjas.

Presidenti Begaj mund ta shpallë vakancën që sot, ose më së voni nesër në mëngjes. Megjithatë, kreu i shtetit duket se ndodhet sërish përballë një dileme politike dhe institucionale: duhet të veprojë shpejt për të mos vonuar procesin e ri, por ndërkohë vijon të mbajë pezull dekretimin e anëtarit tjetër të zgjedhur nga Gjykata e Lartë, Asim Vokshi, i cili prej javësh pret të bëjë betimin përpara tij.

Vendimi për mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja është zyrtarizuar sot, por si datë e mbarimit të mandatit te saj është ajo e 25 prillit 2025. Kjo do të thotë se afati për shpalljen e vakancës nga ana e Presidentit dhe pët pasojë edhe procesi i zevendesimit të saj, ka kaluar prej kohësh, saktësisht prej 10 muajsh. Sipas procedurës kushtetuese, shpallja e vakancës është një hap formal, por thelbësor, që lejon me pas, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të procedoje me verifikimin e kandidaturave ne garë për dhe më pas t’i dërgojë listën përfundimtare Presidentit për emërimin final.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese funksionon me një përbërje të reduktuar, ndërkohë që vonesat në betimet dhe emërimet e anëtarëve të rinj kanë bërë që ky institucion të përballet sërish me bllokime periodike. Situata e krijuar pas mbarimit të mandatit të Bejtjas dhe mosdekretimit të Vokshit e vendos Presidentin Begaj në qendër të vëmendjes – jo vetëm për respektimin e afateve kushtetuese, por edhe për mënyrën se si ai do të menaxhojë një proces të ndjeshëm që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e balancave të pushteteve në vend.

Tashmë pritet që Presidenca të reagojë zyrtarisht brenda orëve në vijim, duke sqaruar nëse do të shpallë menjëherë vakancën për vendin e lirë në Gjykatën Kushtetuese apo do të vijojë me ritmin e ngadaltë që ka karakterizuar deri tani proceset e betimit dhe dekretimit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme