Politika 24 October 2025, 16:29 Nga VNA

Asfalt elektoral? Bashkia e Tiranës shpall tre tendera me vlerë 5 mln euro për rrugët në periferi

Ndaje në Whatsapp
Asfalt elektoral? Bashkia e Tiranës shpall tre tendera me vlerë 5 mln
Foto ilustruese

Në një periudhë kur qytetarët presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për datën e zgjedhjeve të ardhshme në Bashkinë e Tiranës, administrata aktuale ka intensifikuar aktivitetet e saj. Në tre ditët e fundit, Bashkia e Tiranës ka shpallur tre tendera për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në periferi të kryeqytetit, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë euro.

Procedura e parë, shpallur më 21 tetor, ka të bëjë me “Ndërtimin e Unazës Mustafakoc-Veski-Kocaj”, që lidh pesë fshatra në Njësinë Administrative Baldushk, me një fond limit prej 1.5 milionë euro.

Asfalt elektoral? Bashkia e Tiranës shpall tre tendera me vlerë 5 mln

Dy tenderët e tjerë, të shpallur ditën e sotme, përfshijnë “Ndërtimin e rrugës Verri-Urë” në Njësinë Administrative Shëngjergj me vlerë 1.8 milionë euro, dhe “Ndërtimin e rrugës Pezë e Madhe-Pojan” në Njësinë Administrative Pezë me vlerë 1.6 milionë euro.

Asfalt elektoral? Bashkia e Tiranës shpall tre tendera me vlerë 5 mln

Asfalt elektoral? Bashkia e Tiranës shpall tre tendera me vlerë 5 mln

Bashkia e Tiranës kërkon që punimet për të tre rrugët të përfundojnë brenda 8 muajve nga lidhja e kontratës, që do të thotë rreth qershorit të vitit 2026. Megjithatë, nëse Gjykata Kushtetuese vendos që shkarkimi i Veliajt është i drejtë dhe hap rrugë për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet, këto kontrata mund të interpretohen si “asfalte elektorale”.

Një praktikë që bashkia ka ndjekur edhe gjatë fushatave të mëparshme të Erion Veliajt, kur restaurimi i rrugëve realizohej në periudha zgjedhore. Praktikë e cila duket se do të përdoret edhe për t’i çuar vota Ogerta Manastirliut.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme