Politika 24 October 2025, 13:23 Nga VNA

Berisha “hapa dollapa” me Tom Doshin: Lajmëron arratisjen e tij nga arrestimi, por Doshi e përgënjeshtron me puro nga një kafe e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Berisha “hapa dollapa” me Tom Doshin: Lajmëron arratisjen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një postim në rrjetet sociale ku pretendonte se Tom Doshi është larguar pas një urdhër-arresti nfdaj tij, dhe akuzon SPAK-un për manipulim të informacionit. Sipas kryedemokratit, Doshi ishte larguar drejt një destinacioni të panjohur për t’i shpëtuar arrestimit të paralajmëruar dhe për t’u dorëzuar më pas “në SKAP”.

“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

Por menjëherë ka reaguar kreu i PSD, Tom Doshi, duke e përgënjeshtruar Berishën. Doshi ka postuar një foto në facebook ku shfaqet duke pirë kafe në qendër të Tiranës, pak metra nga selia e PD dhe i referohet Berishës si mashtrues që ka 20 vite që shpif ndaj tij.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes të Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”

Duket se dy krerët e partive kanë vendosur të luajnë hapa dollapa me hallin që kanë të dy me SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme