Politika 14 May 2026, 17:17 Nga VNA

‘Boshllëqe serioze’: ODIHR kritikon draftin e PS-PD për financimin e partive

Ndaje në Whatsapp

‘Boshllëqe serioze’: ODIHR kritikon draftin e PS-PD për

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, përmes Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR, ka publikuar një opinion mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, hartuar në mënyrë konsensuale nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Në këtë opinion, ODIHR vlerëson se iniciativa përbën një përpjekje për të forcuar kuadrin rregullator të financimit politik në Shqipëri, por nga ana tjetër vë në dukje boshllëqe serioze në përmbajtje që lidhen me disa dispozita kyçe të draftit.

Një nga kritikat lidhet me mënyrën se si Shqipëria vijon të trajtojë ndarazi financimin e partive politike dhe financimin e fushatave zgjedhore, një kritikë kjo e artikuluar dhe nga organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.

“Financimi i partive jashtë fushatës dhe financimi I fushës nuk nuk janë dy fenomene të pavarura,” thuhet në raport.

Në këtë kuadër, ODIHR rekomandon ndërtimin e një mekanizimi unifikues ligjor për financimin politik.

Një tjetër shqetësim i fortë lidhet me rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në verifikimin dhe monitorimin e financave të partive, duke konsideruar se formulimet e lënë të paqartë detyrimin ligjor të këtij institucioni.

“Kjo gjuhë lë hapësirë për pasivitet institucional, diskrecion, interpretim të ngushtë të kompetencave  dhe shmangie të përgjegjësive nga KQZ”- vlerësojnë ekspertët e ODIHR.

Ekspertët rekomandojnë që kontrolli financiar të mos mbetet fakultativ, por të përcaktohet shprehimisht si detyrim institucional.

“Një mangësi serioze në draft-ligj” konsiderohet mungesa e rregullimit për financimet dhe shpenzimet e kryera nga palë të treta në favor të partive politike.

Sipas ekspertëve, mosrregullimi i këtyre aktorëve krijon mundësi për shmangie të kufizimeve ligjore dhe financime indirekte të pakontrolluara, ndërsa thekson se transparenca  e financimit të partive duhet të jetë reale dhe e aksesueshme.

Sipas ODIHR kjo transparencë nuk arrihet vetëm përmes depozitimit formal të raporteve financiare por nga mënyra se si ai dorëzohet, plotësohet, përpunohet dhe bëhet i arritshëm.”

Në këtë kontekst ekspertët rekomandojnë që të dhënat financiare të partive të publikohen në format të hapur dhe të lexueshëm elektronikisht, në mënyrë që media, shoqëria civile dhe publiku të mund të analizojnë realisht financimet politike.

Raporti ndalet edhe te dispozitat që lidhen me financimet nga shtetas shqiptarë jo-rezidentë apo me lidhje jashtë vendit dhe paralajmëron se formulimet e draftit krijojnë mundësi reale për financime të cilat në praktikë janë të vështira për t’u verifikuar dhe kontrolluar nga institucionet shqiptare.

Ekspertët nuk kërkojnë ndalim të financimeve të diasporës, por rekomandojnë mekanizma shtesë kontrolli dhe verifikimi për të shmangur hyrjen e fondeve të paidentifikuara ose me burime të dyshimta.

Një tjetër problematikë sipas raportit lidhet me përdorimin e fondeve të partive politike ku shihet si shqetësuese fakti se lista e aktiviteteve të lejuara nuk është mjaftueshëm e kufizuar dhe mund të përdoret për qëllime klienteliste.

Edhe sistemi i gjobave dhe sanksioneve I parashikuar në nismën e PS-PD shihet si një joproporcional dhe vlerësohet se sanksionet simbolike nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar shkeljet dhe se partitë e mëdha duhet të përballen me penalitete reale financiare në rast shkeljesh.

Nisma ligjore për financimin e partive u prezantua si punë konsensuale nga ekspertë të komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore, por ajo u prit me kritika dhe sugjerime shtesë nga përfaqësues të shoqërisë civile në Tiranë.

Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore dhe kanë qenë pjesë e tryezave për hartimin e këtij projektligji dispozitat e hartuara nga komisioni nuk i zgjidhin problematikat reale të fshehjes së burimeve në financimin e partive politike, kryesisht për periudhën zgjedhore dhe nuk ofrojnë mekanizma efikase kontrolli dhe parandalimi./BIRN/

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme