Politika 14 May 2026, 18:26 Nga VNA

Nga Gjykata Kushtetuese te “cashless economy”. Holta Zaçaj jep leksione për kartat e kreditit

Ndaje në Whatsapp
Nga Gjykata Kushtetuese te “cashless economy”. Holta Zaçaj

Holta Zaçaj është dëshmia e gjallë se në Shqipëri nuk ekziston më koncepti i profesionit të kufizuar. Mjafton të jesh në orbitën e duhur politike dhe mund të kalosh natyrshëm nga interpretimi i Kushtetutës te politika monetare, nga vendimet juridike te transfertat bankare dhe edukimi financiar i qytetarëve.

Vetëm pak kohë si zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tashmë flet me entuziazëm për “cashless economy”, platformat online, edukimin financiar dhe suksesin historik të SEPA-s, sikur të kishte kaluar jetën mes normave të interesit dhe politikës monetare, e jo mes interpretimeve të Kushtetutës.

Sipas saj, shqiptarët kanë kursyer 70 milionë euro nga transfertat bankare. Një lajm që në çdo vend normal do të ishte pozitiv. Problemi është se në Shqipëri ekonomia reale mezi merr frymë, ndërsa kullat ngrihen me një ritëm që nuk e justifikojnë as pagat, as prodhimi, as fuqia blerëse e qytetarëve.

Në një vend ku apartamentet shiten me valixhe cash, ku tregu imobiliar konsiderohet prej vitesh një nga mekanizmat më të dyshimtë të pastrimit të parave dhe ku askush nuk arrin të shpjegojë qartë origjinën e miliardave që qarkullojnë në beton, Banka e Shqipërisë feston faktin që transfertat po bëhen online.

Është pak a shumë si t’i thuash një qytetari që mezi paguan energjinë elektrike: “Mos u shqetëso, tani të paktën po të kushton më lirë transferta e parave që nuk ke.”

Por entuziazmi institucional nuk ndalet këtu. Zaçaj shpjegon me krenari se shqiptarët po përdorin më shumë kartat dhe platformat online. Një sukses i madh i digjitalizimit në një vend ku ende ka pensionistë që rrinë me orë të tëra në radhë për të marrë cash pensionin dhe ku shumë biznese të vogla vazhdojnë të të shohin si armik nëse kërkon faturë.

Në fakt, modeli është perfekt: politika prodhon njerëz universalë. Sot kryetare e Gjykatës Kushtetuese, nesër eksperte monetare, pasnesër ndoshta edhe specialiste për inteligjencën artificiale apo eksplorimin kozmik. Në Shqipëri nuk ka rëndësi çfarë ke studiuar apo çfarë eksperience ke. Mjafton të jesh gjithmonë në anën e duhur të pushtetit. Pjesa tjetër mësohet rrugës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme