Politika 14 May 2026, 19:28 Nga VNA

Braçe shpërthen ndaj ministrit të Bujqësisë: “Paaftësi epike dhe përtacëri mendore”

Ndaje në Whatsapp
Braçe shpërthen ndaj ministrit të Bujqësisë:

Deputeti socialist Erion Braçe ka ashpërsuar tonet ndaj ministrit të Bujqësisë Andis Salla, gjatë një interpelance të kërkuar prej tij në Kuvend lidhur me trajtimin e kafshëve të rrugës, groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes.

Por në vend të ministrit të Bujqësisë, në sallë ishte paraqitur ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo, gjë që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Braçes, i cili e konsideroi mungesën e Sallës si mungesë respekti ndaj Kuvendit dhe një përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë politike.

“Është mungesë e thellë respekti ndaj Kuvendit. Një mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar, jo thjesht për të mos bërë punën”, deklaroi Braçe nga foltorja.

Deputeti socialist tha se askush nuk mund të përcaktojë në vend të tij se me cilin ministër duhet të zhvillojë interpelancën, duke sulmuar jo vetëm ministrinë, por edhe mënyrën sesi, sipas tij, po administrohen procedurat parlamentare.

“Nuk mund të përcaktojë një kryetar grupi me kë unë duhet të bëj interpelancë. Nuk mund të përcaktojë një ministër nëse do e bëjë ai apo një ministër tjetër interpelancën time me të. Nuk mund ta përcaktojë as zyra e përgatitjes plenare”, tha Braçe.

Në një moment ironik, ai foli edhe për “rregullin e përtacërisë mendore” që, sipas tij, po dominojnë institucionet.

Pavarësisht mungesës së ministrit të Bujqësisë, Braçe deklaroi se do ta vijojë interpelancën, pasi, siç u shpreh ai, “dua të bëj punën time”.

Përplasja është një tjetër episod i tensioneve të vazhdueshme mes Braçes dhe ministrit të Bujqësisë, të cilin deputeti socialist e ka kritikuar vazhdimisht muajt e fundit për mënyrën e menaxhimit të sektorit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme