Politika 14 May 2026, 16:30 Nga VNA

PS dhe PD çojnë sot në Këshillin e Rregullores paktin e ri parlamentar, përplasje për komisionet dhe disiplinën në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

PS dhe PD çojnë sot në Këshillin e Rregullores paktin e ri

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit pritet të diskutohen këtë pasdite në Këshillin e Rregullores, në një mbledhje që po shihet si testi i parë real i negociatave mes PS dhe PD për paketën e re parlamentare.

Burime parlamentare bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord që votimi i ndryshimeve të zhvillohet të hënën, ndërsa mazhoranca ka pranuar të shqyrtojë edhe propozimet e Partisë Demokratike.

Megjithatë, negociatat nuk kanë kaluar pa tensione dhe debatet kanë prekur disa nga pikat më sensitive të funksionimit parlamentar.

Një nga çështjet më të debatueshme mbetet komisioni i posaçëm i drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Ulsi Manja ka depozituar amendamente lidhur me kompetencat dhe funksionimin e këtij komisioni, por ato nuk janë pranuar nga PD.

Paralelisht, opozita ka kërkuar që Komisioni i Etikës, struktura që vendos masat disiplinore ndaj deputetëve, të ketë përbërje të barabartë 5 me 5 mes mazhorancës dhe opozitës. Deri tani nuk ka ende një qëndrim të qartë nëse PS e ka pranuar këtë kërkesë.

Për pjesën tjetër të paketës, sipas burimeve, ekziston dakordësi mes palëve, çka tregon se negociatat kanë avancuar ndjeshëm krahasuar me klimën e tensionit që ka dominuar muajt e fundit në Kuvend.

Por debatet nuk kanë mbetur vetëm mes PS dhe PD. Brenda vetë grupit socialist ka pasur kundërshti për kompetencat e Komisionit Xhafaj. Mësohet se Eduard Shalsi dhe Ulsi Manja kanë shprehur rezerva gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke kundërshtuar zgjerimin e kompetencave të këtij komisioni.

Në këtë klimë, mbledhja e sotme e Këshillit të Rregullores pritet të tregojë nëse kemi të bëjmë me një kompromis real parlamentar apo vetëm me një marrëveshje të përkohshme për të ulur tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme