Kronika 15 February 2025, 11:01 Nga VNA

Policia e Tiranës: Nuk na njoftoi askush që kishte grumbullim njerëzish tek SPAK dhe GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Policia e Tiranës: Nuk na njoftoi askush që kishte grumbullim
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hyrë në një debat me SPAK dhe GJKKO pas thyerjes së perimetrit të sigurisë së godinave të tyre nga mbështetës të Erjon Veliajt, gjatë kohës që zhvillohej seanca për masën e sigurisë ndaj këtij të fundit dhe 5 personave të tjerë.

Drejtuesit e policisë shprehin shqetësimin dhe habinë se komunikimi mes institucioneve ka ndodhur nëpërmjet medias. Por, ndërkohë sipas tyre, nuk ka pasur ndonjë gjë shqetësuese. Në komunikatën e policisë thuhet: “DVP Tiranë thekson se nuk ka marrë asnjë njoftim në formë shkresore apo verbale, apo telefonatë të drejtuar në Sallën e Menaxhimit dhe Drejtimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku punonjës të Gardës së Republikës apo ndonjë entitet tjetër, të kenë njoftuar për cenim të rendit dhe sigurisë publike, apo paligjshmëri të tjera pranë dhe përreth godinës së Gjykatës së Posaçme.”

Me pak fjalë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nuk ka as TV dhe as internet që të mund të shohë dhe të njihet me situatën në një nga institucionet me rëndësi të veçantë si SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Madje për orë të tëra, asnjë drejtues i policisë nuk ka parë apo dëgjuar se mbështetës të Erjon Velisë janë mbledhur para godinave të SPAK dhe GJKKO.

Edhe sikur të jetë e vërtetë që Garda nuk ka njoftuar policinë, si është e mundur që asnjë drejtues nuk ka komunikuar për të parë dhe kontrolluar situatën? Si ka mundësi që nuk ka pasur asnjë shqetësim për të marrë informacion për një ngjarje, e cila transmetohej live nga të gjitha mediat? Mesa duket, drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë pasur gjëra më të rëndësishme për të bërë në orët kur e gjithë vëmendja e publikut ishte përqendruar në një ngjarje dhe në një vend: godina e SPAK dhe GJKKO.

Do të ishte në nderin e drejtuesve të Policisë së Shtetit që të paktën të kërkonin ndjesë për incidentet e ndodhura dhe të mos hynin në një debat të pakuptimtë, në mos të qëllimshëm, me SPAK dhe GJKKO. Gjithmonë, nëse u ka mbetur ndonjë fije dinjitet dhe profesionalizëm.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme