Politika 9 May 2024, 14:13 Nga VNA

“Po i bëni gjyq popullor”, Fatmir Xhafaj i vetmi shok partie që i qan hallin Erion Veliajt në foltoren e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
“Po i bëni gjyq popullor”, Fatmir Xhafaj i vetmi shok partie

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, është i vetmi shok i partisë që nga foltorja e Kuvendit ka mërrë në mbrojtje kryebashkiakun, Erion Veliaj, me aferat e tij dhe të vartësve të tij në bashkinë e Tiranës.  Në fjalën e tij, Xhafaj tha se si deputet i PS pret reflektim, për çfarë nuk ka funksionuar në këtë rast, që fenomene të tilla të parandalohen dhe ndëshkohen.

Madje ish ministri ka shkuar deri aty saqë tha se opozita po i bën gjyqin popullor bashkisë dhe kryetarit të bashkisë, duke bërë që përgjegjësinë e 4 drejtorëve të ngrenë si akuzë ndaj një institucioni.

“Për ta përligjur votën kundër këtij financimi argumenti kryesor opozitar është një çështje penale e nisur nga SPAK që ka ngritur akuza për disa drejtorë të bashkisë. Nuk kam pasur njohje personale dhe as marrëdhënie pune me asnjë prej tre personave me masë arreste. Nuk e njoh dosjen përkatës dhe akuzat penale ndaj tyre. Si qytetar nuk më pëlqen aspak ajo që mund të ketë ndodhur, por si jurist kam detyrimin të respektoj parimin e prezumimit të pafajësisë dhe deri në momentin e gjykimit   të tyre më mbetet të shoh se cila është e vërteta e kësaj historie dhe më pas të jap gjykimin tim të plotë.

Si deputet i kësaj mazhorance pres të shoh vazhdimin e reflektimeve të nevojshme që kanë nisur, për cfarë nuk ka funksionuar në këtë rast dhe masat që duhen marrë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla. Të pranosh këtë gjë nuk është dobësi, është përgjegjësi. Të shkosh të dëshmosh para prokurorëve nuk është herezi, por detyrim para ligjit. Të bashkëpunosh me drejtësinë për të vërteten është përgjegjësi qytetare dhe ligjore. Të mbështetesh SPAK është respekt ndaj pushtetit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Ju po shkoni përtej kësaj logjike. Po konkurroni prokurorët dhe gjykatën që ende nuk ka filluar ta gjykojë këtë cështje, pasi është ende nën hetim.

Po i bëni gjyq popullor bashkisë, këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë. Si një njeri që vjen nga aksionet politike do ta mirëkuptoja, por aksioni duhet të ecë paralele me logjikën dhe jo molotovin. Ju po kërkoni që përgjegjësinë e 3-4 drejtorëve, ta ngrini në një akuzë ndaj gjithë institucionit që ka mbi 200 e ca drejtorë.  Ata mund të shpallen fajtore, por 4 apo 10 drejtorë nuk janë bashkia e Tiranës”, tha Xhafaj.

Fatmir Xhafaj është i vetmi deputet i PS që reagon publikisht në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës 5D në bashkinë e Tiranës dhe thirrjes së tij në SPAK për aferën e inceneratorëve.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme