Politika 9 May 2024, 10:56 Nga VNA

Ulsi Manja e pranon se gënjeu: Vetëm disa persona të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia

Ndaje në Whatsapp
Ulsi Manja e pranon se gënjeu: Vetëm disa persona të dënuar

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e ka pranuar ditën e sotme në Kuvend se amnistia liroi disa persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në interpelancën e sotme të kërkuar nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ministri Manja tha se janë vetëm 8 persona të dënuar nga GJKKO që kanë përfituar dhe nuk kanë qenë zyrtarë të lartë.

"Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar apo ish- zyrtar të lartë të dënuar apo hetuar për korrupsion. Ata që kanë përfituar nga amnistuar me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. 116 deputetë dhanë votë pro për këtë Amnisti" - tha Manja sot në Kuvend.

Deklarata e sotme tregon se ministri i Drejtësisë gënjeu një muaj më parë kur kërkonte votat për t’u miratuar amnistia. Atëherë ai shprehej se asnjë zyrtar i lartë që është i dënuar nga GJKKO apo po hetohet nga kjo gjykatë, nuk përfiton. Për më qartë po ju sjellim të plotë se çfarë deklaronte në një komunikim me gazetarët në 24 prill të këtij viti, nga ku ka folur për amnistinë penale.

"Ka patur një diskutim të madh se po lirohen shumë të dënuar. Asnjë zyrtar i lartë që është nën dënim nga GJKKO apo po hetohet nga kjo gjykatë, nuk përfiton nga amnistia. Janë një numër shumë i vogël nga administrata që përfitojnë vetëm ulje dënimi. Ndërsa përfitues nga amnistia që janë dënuar nga GJKKO apo Gjykata e Lartë nuk ka asnjë. Me këtë amnisti ne po i kursejmë buxhetit të shtetit 30 milionë euro. Shumica e këtyre që lirohen sot, kanë kryer 2/3 e dënimit apo edhe më shumë. Ndaj ata mund të shkojnë në shtëpi" – shprehej Manja atëherë.

Kujtojmë se amnistia penale u votua me 116 vota pas një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe deputetëve të Rithemelimit. Edhe pse ministri Manja dhe deputeti i Rithemelimit, Gazment Bardhi e mbrojtën në Kuvend se nuk do të amnistoheshin zyrtarë të korruptuar, të hetuar dhe të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, ishin mediat BIRN dhe INA Media që e zbuluan të kundërtën. Gjithashtu edhe vet institucioni i SPAK-ut deklaroi se ishin 100 persona të hetuar nga Prokuroria e Posaçme, që përfitonin nga amnistia penale. /VNA.al/

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme