Politika 8 May 2024, 11:47 Nga VNA

Bashkia Tiranë super pagesa për kompaninë Fusha dhe inceneratorin fantazëm.

Ndaje në Whatsapp

Bashkia e Tiranës rezulton institucioni buxhetor që ka kryer më shumë pagesa për 2023. Ajo ka kryer 5 911 transaksione në vlerë totale 20.4 miliard lekë, kryesisht për kategori shpenzimi sipërmarrje punimesh, pagesa paaftësie dhe materiale e shërbime operative.

1. Përmes Posta Shqiptare Bashkia ka kryer pagesa në formë granti dhe ndihme individuale sipas programeve të mbrojtjes sociale në vlerën 4.5 miliard lekë.

2. Ne vend të dytë si përfitues i transaksioneve të bashkisë është kompania Fusha me rreth 1.3 miliard lekë transaksione të përfituara nga Bashkia e Tiranës.

3. Shoqëria Koncesionare Integrated Energy BV SPV, me Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit në vend depozitimet ekzistuese Tiranë është klienti i tretë në renditje sipas vlerave të paguara nga Bashkia, me 829 milion lekë për vitin 2023.

Burimi : https://ndiqparate.al/?p=21324

Video

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme