Politika 8 May 2024, 11:13 Nga VNA

Gjyqi Salianjit peng i komisionit hetimor për TIMS?

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi Salianjit peng i komisionit hetimor për TIMS?

Shtyrja pa fund e gjyqit për deputetin e PD Ervin Salianji fsheh pas vetes dhe nuancat e forta politike. Thuajse në çdo seancë bashkë me të akuzuarin shfaqen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të tij. Më parë ata të grupimit të Bashës e tashmë deputetët e Rithemelimit. Mbështetja do konsiderohej shumë normale në kushtet e Shqipërisë, por përfshirja e Salianjit në krye të komisionit hetimor parlamentar për sistemin TIMS qartas konsiderohet si një tjetër shtysë për ti dhënë këtij të fundit amnistinë e fundit përballë Gjykatës së Apelit. Javët e fundit me gjithë paralajmërimet për të thirrur për të dëshmuar figurat kryesore të politikës, ky komision nuk ka ndërmarrë asnjë akt tjetër. Me protagonizmin e tij duket se Salianji nuk ka mundur ta pengojë trupën e Apelit për të marrë vendimin final që me gjasë do jetë i ngjashëm me vendimin e mëparshëm ndaj tij. Në fakt të dy komisionet hetimore të opozitës në parlament edhe pse kanë kaluar 2 muaj, thuajse gjysma e kohës që kanë në dispozicion deri më tani nuk kanë mundur të dalin në asnjë përfundim ose të paktën në ndonjë dëshmi apo dokument të qënësishëm. Më shumë se hetimore, puna e tyre ka rezultuar në retorikë politike. Nëse Gjykata e Apelit do të lerë në fuqi vendimin për Salianjin, ky i fundit do të detyrohet të lerë mandatin dhe ti nënshtrohet dënimit për veprën penale “dëshmi të rreme”.

Video

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme