Kronika 11 January 2025, 20:45 Nga VNA

Pjesë e grupit të Tor Xheçukës, pranga në Angli të kërkuarit nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Pjesë e grupit të Tor Xheçukës, pranga në Angli

  • ‌Arrestohet në Britaninë e Madhe Edison Muçeku, 34 vjeç, i kërkuar nga drejtësia shqiptare

Edison Muçeku, i akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që tentoi vrasjen e Hamza Terziut, është arrestuar në Britaninë e Madhe. Ngjarja lidhet me një sulm të armatosur ndaj shtëpisë së Terziut në fshatin Zënisht. Sipas dosjes hetimore, Muçeku dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të udhëhequr nga Hektor Xheçuka, i shpallur gjithashtu në kërkim nga SPAK. Në atentatin ndaj Terziut dyshohet të jenë përfshirë edhe Hektor Xheçuka, Albert Zaja, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa, përveç Muçekut. Hektor Xheçuka, i njohur edhe si Tor Xheçuka, identifikohet si një nga anëtarët e grupit kriminal të Ervis Martinajt dhe dyshohet se kishte planifikuar gjithashtu vrasjen e "të fortit të Niklës", Durim Bami. Akuzat ndaj tyre u ngritën pas zbulimit të bisedave të koduara në aplikacionin Sky ECC. Njoftimi Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme