Bota 22 October 2024, 08:25 Nga VNA

Peru, ish Presidenti Toledo dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Peru, ish Presidenti Toledo dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Ish-Presidenti i Perusë Alejandro Toledo u shpall fajtor të hënën për marrje ryshfeti nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht dhe u dënua me 20 vjet e gjashtë muaj burg.

Vendimi shënon dënimin e parë të profilit të lartë në Peru, lidhur me operacionin e koduar “Lava Jato” (larja e makinës) që çoi në zbulimin e një skandali korrupsioni në Brazil.

Alejandro Toledo, 78 vjeç, ekonomist, që ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Stanfordit, drejtoi Perunë nga viti 2001 deri në 2006.

Ai u dënua për marrjen e ryshfetit prej 35 milionë dollarësh nga kompania e njohur më parë si Odebrecht, sipas prokurorëve, në këmbim të një kontrate për ndërtimin prej saj të rrugës që tani lidh bregdetin jugor të Perusë me një zonë në Brazilin perëndimor.

Gjatë procesit gjyqësor njëvjeçar, zoti Toledo mohoi akuzat për pastrim parash dhe atë të bashkëpunimit për të kufizuar konkurencën.

Kompania Odebrecht, e njohur tani si Novonor, ishte në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine, pasi pranoi në vitin 2016 se kishte korruptuar zyrtarë në dhjetra vende për të siguruar kontratat e punëve publike.

Javën e kaluar, ish-Presidenti Toledo i kërkoi gjykatës që ta lejonte të vuante dënimin në shtëpi, ndërsa përballej me kancerin.

"Ju lutem më lejoni të shërohem ose të vdes në shtëpi", tha ai.

Masa e dënimit u dha në një burg të vogël në Lima, ku Toledo qëndron i burgosur që nga viti i kaluar.

Ish-presidenti Pedro Castillo po mbahet në të njëjtin burg ndërsa përballet me akuzat për "rebelim" pasi u përpoq të shpërndante Kongresin në 2022.

Dy ish-presidentë të tjerë, Pedro Pablo Kuczynski dhe Ollanta Humala, janë gjithashtu në hetim për çështjen “Odebrec”.

Ish-Presidenti Toledo, u arrestua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 pasi zyrtarët në Peru kërkuan ekstradimin e tij.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme