Bota 19 October 2024, 17:07 Nga VNA

Ashpërsohet gara presidenciale/ Harris po sulmon Trump me të njëjtën ‘armë’ që republikani përdori ndaj Biden

Ndaje në Whatsapp
Ashpërsohet gara presidenciale/ Harris po sulmon Trump me të

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë fizike të kandidatit republikan, Donald Trump për të shërbyer si i pari i shtetit amerikan, ndërsa ata mbanin mitingje në Michigan.

Harris, e cila mbush 60 vjeç të dielën shprehu dyshimet e saj për 78-vjeçarin Trump. Mosha ishte problem edhe kur presidenti amerikan, 81-vjeçari Joe Biden ishte kandidat për president, por ky problem u zgjidh pasi ai hoqi dorë nga kandidatura.

Harris tha të premten se ish-presidenti amerikan po anashkalonte intervistat sepse ishte i lodhur ndërsa refuzoi debatin e dytë presidencial sepse ka humbur aftësitë fizike.

Kjo duhet të jetë një shqetësim. Nëse ai nuk mund të përballojë ashpërsinë e fushatës, a është ai i përshtatshëm për këtë punë?”, tha ajo para gazetarëve përpara një mitingu në Grand Rapids, sipas The Guardian.

Trump ka anashkaluar disa intervista gjersa nuk ka dhënë ndonjë arsyetim.

Pas arritjes në Detroit, Trump i hodhi poshtë këto pretendime në një bisedë me gazetarët “nuk pushova për 48 ditë. Unë as nuk jam i lodhur. Jam shumë i emocionuar. E dini pse? Ne kryesojmë në sondazhe sepse populli amerikan nuk e dëshiron atë”.

Sipas sondazheve parazgjedhore në shtetet “e luhatshme”, në fakt ato janë të barabarta dhe deri në zgjedhje kanë mbetur vetëm 18 ditë.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme